Dokumentet e 1084/ “Si visheshin e kërcenin në dasma gratë shqiptare në Athinë” (FOTO)

Në librin “Recherches sur les costumes, les mœurs, les usages religieux, civils et militaires des anciens peuples. – Hulumtime mbi kostumet, zakonet, ushtrimet fetare, civile dhe ushtarake të popujve të lashtë.”, të Joseph Malliot (1735 – 1811), botuar në Paris në vitin 1804, nga shtëpia botuese P.Didot, gjejmë një shkrim që trajton veshjen e grave shqiptare dhe mënyrën e tyre të kërcimit në dasmë. Në fakt, autori francez, në veprën e tij, duke folur për “shqiptarët e lashtë, popull Ilir, të cilët nxitohen të largojnë trupat e atyre që vdesin me të gjitha objektet që u përkasin”, citon bashkëkombasin e tij, njohës i çështjes shqiptare, Julien-David Le Roy (1724 – 1803). Në vijim, do të gjeni përshkrimin e Le Roy për gratë shqiptare, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”: “Veshja e ceremonisë së shqiptarëve – thotë Le Roy, duke folur për ato të sotmet , në veprën e tij mbi rrënojat e Greqisë – më dukej shumë e lashtë ; ajo ngjan me atë të heronjve të Greqisë, që na kujton medaljet dhe statujat. Mënyra e përgatitjes së grave të tyre është e veçantë ; duket se i përket kohëve të hershme, ku përdorimi i stolive nuk njihej ende.

Gratë e pasura nuk patën menduar asgjë më të mirë për të treguar pasurinë e tyre, sesa të vinin monedha prej ari ose argjendi në qafë ; dhe kam parë në Athinë disa gra shqiptare, të cilat kishin një sasi kaq të madhe piastrash mbi stomak, sa që gratë tona do të konsideronin mbajtjen e këtyre stolive si një punë të rëndë. Gratë shqiptare i bëjnë flokët gërsheta dhe i hedhin nga mbrapa ; ata mbulojnë pjesën e bishtit që është pranë kokës me monedha shumë të mëdha dhe pjesën tjetër me monedha më të vogla deri në majat e flokëve. Siç mund ta imagjinojmë, ato nuk duhet të jenë shumë të lehta me këto zbukurime. Kështu, unë vëzhgova se burrat lëviznin shumë kur kërcenin vetëm ; ndërsa vallet ku kërcejnë gratë realizohen me më shumë rëndësi.

Ata kërcejnë duke kënduar disa melodi me ritme të ngadalta dhe vetëm prindërit mund t’i mbajnë për dore gratë (vajzat)”/Panorama/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet