I dogjën makinën, biznesmeni thirrje autorit: Më trego urdhëruesin, do shpërblehesh 10-fish

Foto 1 nga 4 Pas Para

Biznesmeni nga Vlora, Eduard Alikaj ka reaguar një ditë pasi persona të panjohur i dogjën makinën.

Përmes një postimi në “Facebook” ai kërkon bashkëpunim personit që hodhi benzinën dhe ndezi çakmakun, për t’i treguar kush e urdhëroi.

Alikaj thotë se në këmbim do ta ketë jo vetëm mik, por do ta paguajë si shpërblim 10-fish më shumë se urdhëruesi.

Në njoftimin e saj policia bëri me dije se: “Në vendin e quajtur ‘Xhamia’ të qytetit të Vlorës, është djegur automjeti tip ‘Benz ML’, në pronësi të 45-vjeçarit i cili njihet si biznesmen ndërtimi”.

Në deklaratën e Bluve thuhej se “paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak se edhe kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person me biçikletë duke iu afruar mjetit”.

Postimi i Alikajt 

Kisha vendosur ta ndèrroja. Tani mè duhet ta ri-bèj sepse jo vetèm u dogj pèr mua, por edhe mè tregoi se deri tek ajo mund tè afrohen.
Pèr afeksion do ta mbaj. Shyqyr Zoti pati dèshmimtar qè vèmendjen ua tèrhoqi çakmaku qè ndezi benzinèn. Policia e Zjarrèfikèsit ndèrhyn me shpejtèsi duke kufizuar edhe dèmet. Herèt a vonè do dali si e qysh?!
Po njè apel kam pèr atè fukara qè hodhi benzinèn. Pèr atè qè pèr pak shpèrblim, èshtè shfrytèzuar nga tè tjerè. Gjej mènyrèn, e mè bèj tè ditur kush….(?!)
10-fish do shpèrblehesh e mik do tè kem. Çfarèdo do mè thuash do vdesi me mua.
Mos ngurro!!!

 

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet