Doganierët grekë nisin grevë për kushtet e punës në Kapshticë

Publikuar më 09. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Greva 24-orëshe e doganierëve grekë filloi edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Ashtu sikundër ishte e lajmëruar puna vijonte normalisht vetëm për udhëtarët këmbësorë ndërsa nuk lejoheshin kalimi i automjeteve. Si pasojë e kësaj greve, krijoi fluks të lartë kalimi në pikën kufitare të Kapshticës. Kjo edhe për faktin se autobusët sillnin deri në Kapshticë udhëtarët e më pas këta të fundit detyroheshin të gjenin zgjidhje tjetër për të vijuar udhëtimin.  Pavarësisht se ishin të lajmëruar më herët për nisjen e kësaj greve kishte dhe nga ana që nuk ishin në dijeni dhe drejtoheshin drejt kontrollit doganor më këmbë.

Greva 24-orëshe e doganës greke  e kërkuar nga vetë doganierët e shtetit fqinj si kërkesë për përmirësimin e kushteve të punës. /Tonin Frroku/

/D.Xh/