Do të drejtojë “Big Brother”-in sërish këtë vit? Përgjigjet Arbana Osmani

Ditët e fundit Arbana Osmani ka qenë një nga emrat më të lakuar në media, jo vetëm për nisjen e sezonit të ri të “Dua të të bëj të lumtur”, por edhe për shkak se është dyshuar se mund të rikthehej në ekran si prezantuese e “Big Brother”.

Së fundmi moderatorja e njohur i ka shuar një herë e mirë dyshimet për këtë pjesë, duke treguar nëse do të drejtojë spektaklin e famshëm për këtë vit. Përmes një komunikimi pyetje-përgjigje në “Instagram” me ndjekësit e saj, Arbana ka zbuluar se as këtë vit nuk do të transmetohet “Big Brother”.

Ndër të tjera moderatorja ka shtuar se nuk mund të flasë nëse në të ardhmen do të marrë drejtimin e spektaklit.

“Pyetja e jetës (as ‘si je’ nuk më është bërë më shumë se kjo pyetje), ‘Big Brother’ do të ketë, por jo këtë vit. Më vjen mirë që ky program kërkohet kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që ‘Top Channel’ të mund ta sjellë vitin që vjen. Por më pyesni që tani nëse pas një viti do jem unë prezantuesja, sepse pas një viti nuk e di çfarë do ndodhë… Ajo që di me siguri është që ‘Top Channel’ si gjithmonë do të dijë të bëjë një zgjedhje të shkëlqyer”, ka shkruar Arbana në një postim në “Instastory”.

Moderatorja e njohur ka drejtuar spektaklin e njohur për 8 sezone dhe prandaj publiku ka shprehur gjithmonë hapur dëshirën që Arbana të vazhdojë të drejtojë formatin që ka thyer rekorde shikueshmërie. /L.R/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet