“Do i tregoj të gjitha, do të shkatërroj”, arrestohet skenaristja e RAI pasi kërcënoi Ettore Sequi  

Skenaristja e RAI është arrestuar nga policia italiane pasi ka kërcënuar ish-ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi.

Mësohet se 41-vjeçarja, Valentina Pizzale ka kërcënuar dhe shantazhuar ish-ambasadorin e BE në vendin tonë përmes telefonatave.

Sipas Corriere della Sera, skenaristja Pizzale, i ka bërë ish-ambasadorit një telefonatë natën vonë, duke i thënë:

“Do t’i tregoj të gjitha dhe do të të shkatërroj”.

Në vitin 2017 diplomati Ettore Sequi dhe skenaristja kishin pasur një lidhje të shkurtër.

“Falë edhe profesionit të tij, ai kishte tentuar ta mbante larg vëmendjes publike konfliktin me ish të dashurën. Por kur e kuptoi që diplomacia nuk hyn në punë në këtë rast, vendosi ta denoncojë”, shkruajnë mediat italiane.

Sequi, aktualisht është bërë pjesë e kabinetit të qeverisë italiane, prej muajit shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet