Djegia e makinës së biznesmenit në Vlorë, konflikti në 2016-ën dhe statusi në “FB” që po heton policia

Hetimet e policisë së Vlorës për makinën e djegur pas mesnate të biznesmenit Eduard Alikaj, janë përqendruar në dy pista. E para është ajo e një konflikti të ndodhur në dhjetor të 2016-ës, ku Alikaj u përfshi në një sherr me punonjësit e një parkingu dhe përfundoi në pranga.
Ndërsa pista e dytë ka të bëjë me një status të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, pak orë para se t’i digjej mjeti. Me anë të këtij statusi biznesmeni denoncon ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe thotë se për shkak të lidhjeve të ngushta nga xhepat e popullit janë vjedhur plot 26 milionë euro. Kujtojmë që Alikaj është një person mjaft aktiv në rrjetet sociale sidomos për çështje të aktualitetit.
Statusi në Facebook:
Inceneratori i Elbasanit.
Ju dhanë për ta ndërtuar një personi pa lidhje (apo lidhje të “ngushtë”), 26 milionë € nga lekët e popullit.
Na shpjeguan se do hiqte plehrat dhe do generonte korrent, por plehrat janë akoma në parlament dhe këta, për korrentin, japin leje ndërtimi hidrocentralesh mbi lumenjtë e mrekullueshëm.
Na shpjeguan se ishte teknologji e pastër (avull), por personat e zonës që e përjetojnë, thonë se prodhon re të zeza tymi, si shpirti i atyre që e lejojnë.
Pretenduan nga bashkia, që të gjitha plehrat të dërgoheshin atje, dhe riciklimi të bëhej atje, duke ndaluar fukarenjtë të “rrëmbenin” nga koshat plastikën, metalet, kartonat, apo ndonjë copë buke të mbetur.
Tani ankohen se populli nuk prodhon plehra mjaftueshëm për ta mbajtur gjithmonë ndezur dhe rindezja e furrit ka kosto të madhe (këtë kosto mendojnë t’ia faturojnë qeverisë, popullit), por populli i shkretë është në krizë edhe në prodhimin e plehrave, ngaqë nuk konsumon mjaftueshëm.
A u bë një studim i mirfilltë kur u dha leja e ndërtimit, dhe me të paratë e popullit?!
A do vazhdojë ky gabim (i provuar), duke ndërtuar inceneratorë të tjerë, dmth duke shpenzuar akoma nga paratë e popullit?!

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet