Djali i Ronaldos hap “Instagram”, shihni ç’shkruan për Lionel Messin (FOTO)

Publikuar më 05. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Djali i futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo e ka shprehur edhe herë të tjera që ka si idhull në futboll argjentinasin Lionel Messi. Vogëlushi 7-vjeçar ka disa ditë që ka krijuar profilin e vet personal në rrjetin social Instagram.
Në postimet e tij të para, ai ndau një foto me miqtë e tij ku shfaqet duke i dhënë dorën Mesit, ndërsa fotografia ishte shkrepur gjatë ceremonisë “The Best”, të 23 tetorit të këtij viti. Por ajo që habiti më shumë nga kjo histori ishte mesazhi që ai i kushtonte argjentinasit.
“Faleminderit idhulli im Leo Mesi”, shkruan ai.