Djali i Lorik Canës patriot si babai, ja fotoja e ëmbël (FOTO)

Publikuar më 13. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Lorik Cana njihet për patriotizimin e tij. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare në çdo moment dhe në vende të ndryshme të botës tregon me krenari origjinën e tij.
Sa herë që i është dhënë mundësia Cana ka treguar sesa krenar ndihet që është shqiptar. Të njëjtën frymë Cana duket se ia ka përcjellë edhe djalit të tij, Boikenit.
Ish-kapiteni ka udhëtuar drejt Krujës në Muzeun Historik dhe Etnografik, së bashku me djalin për t’i mësuar atij diçka nga historia e vendit tonë.
Si gjithmonë djali shfaqet me kurriz me të atin pranë flamurit tonë kombëtar. Me siguri edhe Boikeni do të jetë po aq patriot sa edhe i ati.