
Arben Rrozhani
Një javë pasi anuloi gjobën 1500 lekëshe ndaj drejtorit të Kadastrës Lushnje, pse i dha lejet e legalizimit deputetit të PS-së për t’i shpërndarë si dhurata personale politike për Vit të Ri, KQZ-ja vendosi të gjobisë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pasi ka zhvilluar aktivitete që janë të ndaluara të bëhen 4 muaj para zgjedhjeve. Gjoba 75 mijë lekë ishte për 3 shkeljen e rregullave për aktivitetet e ndaluara, mosraportim dhe për promovim të tyre.
Veliaj fushatë me rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti
Veliaj tha se do ta apelojë vendimin, siç bëri drejtori i Kadastrës së Lushnjes, por u betua se nuk do të ndalojë: “Do vazhdojnë përditë me shtëpi, shkollat, çerdhet. Për këtë detyrë jemi zgjedhur. Ky nuk është një aktivitet i ndaluar me ligj”. Dhe ka të drejtë. Si mund t’i ndalosh njeriut të vetmen punë që di të bëjë, propagandën?!
Po të shohësh rrjetet sociale të kryetarit të bashkisë së Tiranës, për mbushjen e të cilave janë të punësuar rreth 40 njerëz dhe ku bëjnë like, share, comment, me detyrim, të gjithë firmëtarët në borderotë e bashkisë, aktivitete të tilla janë pa fund.
Veliaj në fushatë elektorale
Veliaj është i qetë sepse nuk do t’ia marrë mamit paratë për të paguar gjobën. Ato do t’i paguajmë ne, me gjobat që vë bashkia për çdo shërbim, tarifë dhe taksë. Ne që i paguajmë një këmishë të firmës “Comme des Garçons” 160 euro, xhaketën sportive 219 euro, pulovrën 275 euro, çantën e markës “Y-3”, 896 dollarë, me të cilat del dhe bën spektaklin e djalit të mirë.
Veshjet firmato të kryebashkiakut
Ne që sivjet do t’i japim bashkisë së Tiranës mbi 20.5 miliardë lekë, që 6.3 miliardë do t’i bëjë paga dhe sigurime shoqërore për 5740 të punësuar, 6.2 miliardë lekë për shpenzime operative mirëmbajtje dhe vetëm 7.1 miliardë lekë për investime në bashki, apo rreth 35 për qind të asaj që mblidhet.
Të gjithë që sivjet do të derdhim në arkën e Veliajt mbi 6 miliardë lekë për ndërtimet që ia zunë frymën qendrës dhe periferisë; 2.6 miliardë lekë taksa mbi pronën; 2.2 miliardë lekë tarifë pastrimi për kryeqytetin më të qelbur, 754 milionë për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore që po bëhet e përhershme për të paguar ndërtimin e shkollave me PPP, 505 milionë për parkimin e automjeteve etj etj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply