×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

DITARI I 25 PRILLIT (-63)/ Me Ramën kryeministër vaksinohen 10 % e shqiptarëve për 15.6 vite

Arben Rrozhani

Gjatë një interviste për një televizion vendor në Vlorë, dy netë më parë, kryeministri Rama përmendi atë historinë popullore me “sikur” të hallës dhe të xhaxhait, për të thënë se është dhe do të jetë në krye të vendit për shumë kohë.

Dhe me “sikur”, llogaritë me Ramën kryeministër janë blozë. Po i lëmë të gjitha mënjanë, për t’u marrë vetëm me vaksinimin e popullatës.

Shqipëria, si në shumë aspekte të tjera, edhe në këtë fazë të rëndësishme të rihapjes së vendit dhe të ekonomisë, po dështon me sukses, duke mbajtur vendin e fundit në rajon dhe Europë. Agjencia prestigjoze e lajmeve Reuters, në analizën për fushatën e vaksinimeve kundër coronavirusit nëpër botë, bën një parashikim të errët, duke thënë se, nëse Shqipëria do të vijojë me nga 100 doza vaksinash si tani, vaksinimi i 10 për qind të popullisë do të arrihet pas 5709 ditësh, ose pas 15.6 vitesh nga sot.

Analiza e agjencisë “Reuters”

Reuters në raportin e vet bazohet te situata aktuale e vendeve në aftësinë për të siguruar vaksinën për fushatën e vaksinimit. Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë për numrin e vaksinave të siguruar realisht, ndërsa Serbia është udhëheqëse e këtij procesi, duke siguruar vaksina nga Pfizer, Sinovac e Kinës dhe pritet që të përfitojë edhe nga vaksina ruse Sputnik V. Rama është tallur me ofertën ruse për vaksinën Sputnik V, kur vende të Ballkanit në BE si Kroacia, para pak ditësh autorizuan nisjen e bisedmeve për marrjen e saj, ndërsa Hungaria e ka bërë dy muaj më parë.

Renditja botërore e Shqipërisë në procesin e vaksinimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte ndër të vetmit udhëheqës qeverish që udhëtoi në fillim të dhjetorit 2020 në Nju Jork, zyrtarisht për të siguruar një marrëveshje me kompaninë amerikane Pfizer, por arriti të marrë vetëm një foto të shkrepur në një galeri arti me CEO-n e kompanisë.

CEO i kompanisë “Pfizer” me kryeministrin Rama, më 9 dhjetor 2020, në Nju Jork

Deri tani Shqipëria ka marrë kontrabandë nga një dhurues i panjohur 970 doza vaksinash Pfizer që erdhën në Rinas më 11 janar 2021 përmes rrugës ajrore dhe pa shtet dhurues dhe po kaq pak ditë më parë po nga një vend tjetër anonim, që qeveria tha se do ta mbajë sekret. Para 5 ditësh një ngarkesë tjetër me 7020 doza të vaksinës Pfizer arriti në Rinas.

Prej 11 janarit qeveria ka bllokuar stadiumin kombëtar për një vaksnim që vijon me pikatore dhe që është shpërndarë për spektakël edhe në disa qytete.

Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, fushata e vaksinimit nisi me një pjesë të 23 mijë mjekëve dhe infermierëve dhe ata që punojnë në spitalet COVID ishin të parët. Pastaj do të vaksinohen personat mbi 75 vjeç dhe ata që kanë probleme shëndetësore.

Rama ka dy muaj që denoncon BE-në për dështimin me sigurimin e vaksinës, kur vende joanëtare si Serbia, jo vetëm që nuk ndjekin këtë politikë, por po sigurojnë vaksina të shumta për popullsinë e tyre, por edhe për fqinjët, siç ishte rasti i dhurimit të mbi 5000 dozave të vaksinave Pfizer nga presidenti Vuçiç për Maqedoninë e Veriut, fundjavën e shkuar.

Rama kishte premtuar botërisht se 10,750 dozat e para të vaksinës Pfizer do të mbërrinin në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit dhe mbi 30 mijë doza të tjera në shkurt dhe të tjerat në muajt e tjerë, në bazë të planit të vaksinimit.

Sot askush nuk flet për këtë dështim të sotëm që do të na kushtojë shumë rëndë nesër, por po merremi me vaksinimin e personaliteteve, një lojë e qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga dështimi katastrofik me një proces jetik që shpëton jetë njerëzish dhe vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

DITARI I 25 PRILLIT(-51)/ Edi, na nxirr Namik Doklen nga shtëpia!

DITARI I 25 PRILLIT(-51)/ Edi, na nxirr Namik Doklen nga shtëpia!

Publikuar më 05.03.2021
Arben Rrozhani Edi, shumë mirë bëre me Najada Çomon që e fut...

Arben Rrozhani Edi, shumë mirë bëre me Najada Çomon që e fute në listën për deputetë. Ka një vit që është në ballë të luftës me “armikun e padukshëm”. Është bijë mjekeje, familje e nderuar dhe profesioniste e shkëlqyer, edhe pse një “gojëlig”, ish-deputet i PD-së thotë lart e poshtë se ia kishte shpëtuar kunatin […]

Lexo më shumë

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

Publikuar më 04.03.2021
Andi Bushati Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë f...

Andi Bushati Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me një one man show që i dedikohej kërcënimit të “arritjeve” të reformës në drejtësi nga një fitore e mundshme e opozitës, ai u përpoq të ndërgjegjësonte […]

Lexo më shumë

DITARI I 25 PRILLIT(-52)/ Aeroportet e Ramës

DITARI I 25 PRILLIT(-52)/ Aeroportet e Ramës

Publikuar më 04.03.2021
Arben Rrozhani Në një intervistë televizive, më 17 shkurt 20...

Arben Rrozhani Në një intervistë televizive, më 17 shkurt 2021, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndër të tjera foli edhe për arsyen pse PS kërkon një mandat të tretë qeverisës. “Në mandatin e tretë Shqipëria do bëhet vend modern me aeroporte të reja“-tha ministrja pa iu dridhur qerpiku. Përroi psiqik i ministres u […]

Lexo më shumë

Vetingun politik mund ta bëjnë vetëm gjyqtarë dhe prokurorë nga vende të fuqishme

Vetingun politik mund ta bëjnë vetëm gjyqtarë dhe prokurorë nga vende të fuqishme

Publikuar më 03.03.2021
Arlind Puka Rreth 6 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë mirato...

Arlind Puka Rreth 6 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e dekriminalizimit që kishte si qëllim largimin e funksionarëve publikë me të shkuar kriminale nga parlamenti dhe disa institucione shtetërore. Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo […]

Lexo më shumë

DITARI I 25 PRILLIT(-53)/ Hajdut edhe në 3D

DITARI I 25 PRILLIT(-53)/ Hajdut edhe në 3D

Publikuar më 02.03.2021
Arben Rrozhani Rilindja nuk di të bëjë ndonjë punë, por as p...

Arben Rrozhani Rilindja nuk di të bëjë ndonjë punë, por as projekte 3D. I bie për shkurt, duke i vjedhur, kopjuar dhe shtrembëruar. Skandali me projektin 3D të hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, që është një kopje identike e hekurudhës së Dohas, kryeqytetit të Katarit, nuk është as i pari dhe as i fundit. Porjekti 3D i hekurudhës […]

Lexo më shumë

Princi saudit i kurorës i ka duart të lyera me gjak

Princi saudit i kurorës i ka duart të lyera me gjak

Publikuar më 28.02.2021
Kthesë në Uashington: Një raport i CIA-s bën fare të qartë, ...

Kthesë në Uashington: Një raport i CIA-s bën fare të qartë, se ç’rol ka luajtur princi saudit i kurorës Mohamed bin Salman në rastin e vrasjes së gazetarit Khashoggi, mendon Rainer Sollich. Pas publikimit të raportit të CIA-s janë shmangur edhe dyshimet e fundit: Vrasja e gazetarit kritik ndaj qeverisë Jamal Khashoggi më 2018 në […]

Lexo më shumë

A ka nevojë për një ‘lockdown’ Shqipëria si pasojë e COVID-19?

A ka nevojë për një ‘lockdown’ Shqipëria si pasojë e COVID-19?

Publikuar më 27.02.2021
Nga: Erjon Dasho Me katastrofën shëndetësore që ka nisur në ...

Nga: Erjon Dasho Me katastrofën shëndetësore që ka nisur në nëntor dhe ka arritur kulmin në shkurt, janë shtuar më së fundi edhe promovuesit e “lockdown-it”. Propozuesit e të quajturit “lockdown” kanë ditë (disa edhe javë) që e promovojnë atë në studiot televizive dhe rrjetet sociale. Ata janë në një masë të madhe mjekë shqiptarë […]

Lexo më shumë

Vajza nga Ibri, Vjosa Osmani përtej politikës

Vajza nga Ibri, Vjosa Osmani përtej politikës

Publikuar më 24.02.2021
Nga Linda Karadaku Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 sh...

Nga Linda Karadaku Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit, garoi nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje, me sa duket e ka tejkaluar në vota edhe kreun e kësaj partie, Albin Kurti, në rezultatin e tij të vitit 2019. Kurti kishte marrë atëherë më shumë se 180 mijë vota dhe Osmani, këtë herë duket […]

Lexo më shumë