Dita e zgjedhjeve, një tjetër imam kundër: Ofenduese

Publikuar më 19. 05. 2017 nga Denis Tahiri

Pas reagimit të myftiut të Shkodrës, edhe imami Ahmed Kalaja ka reaguar për sa i përket datës së zgjedhjeve, të cilat sipas marrëveshjes së arritur mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, do të zhvillohen më 25 qershor.

“Akoma nuk e besoj se nuk është për tu besuar!!!!! Apeloj si qytetar si besimtar forcat politike të reflektojnë. Apeloj zërat besimtare pavarësisht besimeve brenda partive të reflektojnë. Apeloj qytetaret besimtarë brenda forcave politike të reflektojnë pavarësisht besimeve të reflektojnë. Apeloj të gjithë pa përjashtim për reflektim civil qytetar se me të vërtete, do të ishte turp i madh”, ka shkruar në reagimin e tij në rrjetin social imiami Ahmed Kalaja.

Statusi i plotë i imamit Ahmed Kalaja në Facebook:

ZGJEDHJET MË 25 QERSHOR!!!!! TALLENI JU!!!

Qëndrim, personal si qytetar si shqiptar si besimtar si mysliman si hoxhe apo imam;

Unë Ahmed Kalaja;

Nuk e besoj kurrë qe;

Data e zgjedhjeve do te jete më 25 qershor?!

Gjithmonë ritheksoj faktin se prononcimet e mia këtu ska perse te komentohen si mbështetje apo pozicionim politik apo partiak jo se nuk lejohet pozicionimi fetarisht po niveli edhe “dashamiret ” do e shfrytëzonin si rast te majmë për te nxjerre mllefet e zilitë e xhelozitë e tyre te kalbura e si pasoje te behej lajm apo te ndërmerreshin qëndrime te caktuara.

Kur e dëgjoja si lajm aspak se kam marre seriozisht sepse kjo nuk mund te ndodhe; nuk mund te ndodhe as duhet te ndodhe qe dita e Bajramit dita e festes gëzimit lumturisë e shpërblimit hyjnor te behet objekt pazaresh, paçavuresh.

Dita e Fiter Bajramit te ne myslimanet gëzon shenjtëri te veçante është dite pushimi ne kalendarin vjetor te myslimaneve po edhe të festave zyrtare te shtetit shqiptar, ndërmarrja e një hapi te tille nga parlamenti do te ishte një ogur i keq marteses se brishte dhe një tregues se torta e qeverise teknike është e helmuar jo e bekuar.

Forcat politike kane kohe për te reflektuar deri te hënën edhe ketë ta marrin ne konsiderate përndryshe për ne do te jete tepër ofenduese, jo me dite gëzimi e feste po një dite e hije zeze diskriminuese e asaj pjese te popullsisë autoktone që patën dore vendimtare në pavarësinë e këtij kombi edhe në shtetformimin e tij te pare po qe edhe udhëhoqën me largpamësi institucionet e para te shtetit te brishte te sapo formuar etj etj.

Akoma nuk e besoj se nuk është për tu besuar!!!!!

Apeloj si qytetar si besimtar forcat politike te reflektojnë;

Apeloj zërat besimtare pavarësisht besimeve brenda partive te reflektojnë;

Apeloj qytetaret besimtare brenda forcave politike të reflektojnë pavarësisht besimeve te reflektojnë;

Apeloj te gjithë pa përjashtim për reflektim civil qytetar se me të vërtete do te ishte turp i madh.

Sikur po apeloni besimtaret te mos jene pjese e votimeve në ditën e shenjte te tyre;

Prandaj Kujdes.

Faleminderit për mirëkuptimin edhe durimin.

 

/D.T/