Dita e fundit e vitit, ja si parashikohet të jetë moti nesër

Publikuar më 30. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

31 dhjetori, dita e fundit e vitit pritet të jetë me temperatura të ulëta por pa reshje.

Kështu thuhet në parashikimin e motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Sipas parashikimit, reshjet lokale të shiut dhe borës të së shtunës nuk do të vijojnë ditën e diele.

Reshjet

Sot pasdite priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zonat malore mbi 600 metra mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore, por të dobëta (në veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Nesër nuk priten reshje.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 °C / 11 °C

në vendet e ulëta:  2 °C / 10 °C

në vendet malore:  -2 °C / 8 °C.

Era

Sot dhe nesër era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 30km/orë.