Dita 70-të e protestës/ Banori i Astirit: Policia më dhunoi nënën

Edhe ditën e sotme, banorët e Astirit kanë nisur protestën duke bllokuar një pjesë të segmentit të Unazes së Re.

Në ditën e 70-të të protestës së tyre, pavarësisht temperaturave të ulta, banorët me pankarta në duar bëjnë thirrje duke kërkuar anulimin e projektit.

“Unaza e Bashkuar ka për të fituar. Sot është dita e 70 që ne protestojmë dhe ne nuk ndalemi nga asnjë lloj gjëje, se ky është një projekt korruptiv që ka tentuar të vjedhë 18 milion euro. I them Arta Markut në vend që të më çojë mua letra, të vërë para drejtësisë këta persona. Unë nuk kam vjedhur 18 milion euro.

Ka ardhur policia në shtëpi, më ka dhunuar nënën dhe mua”, u shpreh një nga protestuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet