×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Distanca Tiranë-Beograd në radarët e Kosovës

Emin Azemi

Mjeshtëria e vjetër serbe për të paraqitur të ndarë çështjen shqiptare në Ballkan, çuditërisht ka filluar të përjetohet si një lloj ‘workshopi’ alla Mugosha në disa mësonjtore politike të Tiranës zyrtare, e cila në mungesë të studimeve gjeostrategjike shqiptare, bën lëvizje lavjerrësi në diagramin e politikave të jashtme, pa gjetur një pikë magnetike ku do të fokusoheshin interesat e përgjithshme kombëtare të shqiptarëve në Ballkan .

Politikat e jashtme zyrtare të Tiranës kundrejt Beogradit gjithmonë janë testuar në Kosovë. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë e dikurshme dhe me Serbinë e sotme, kanë kaluar nëpër ngritje- rënie, por asnjëherë nuk kanë qenë të shkëlqyeshme. Vizita e parë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Beograd, 1946, ende mbahet mend nga banorët e moçëm të këtij qyteti, sidomos nga të moshuarat e sotme të cilat dikur nuk e kishin fshehur simpatinë e tyre për djaloshin joshës të ardhur nga Tirana. Kjo herezi rinore e shfaqur rrugëve të Beogradit, teksa kalonte Enveri, ishte si një brymë që s’e zë sahati, sepse politika serbe, e moçmja dhe e reja, ishte e gatshme të përcëllonte çdo qasje normale në mes të dy vendeve. Beogradi zyrtar gjithmonë e ka pa Shqipërinë nga prizmi i interesave të tij dhe kjo nuk ka ndodhur në mënyrë stihike. Për një qëndrim të tillë ka pasur, atëherë edhe sot, një strategji konstante, që nuk e ka ndryshuar ‘korsinë’ e veprimit aktiv, si në planin politik e diplomatik, ashtu edhe në planin ekonomik e kombëtar.

Trashëgimia shtetndërtuese e Serbisë ka qenë dhe është e frymëzuar nga ideja e imazhit për shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemura, të cilët kanë një status tjetër në diskursin politik të mendësisë serbe dhe nga imazhi tjetër që shqiptarët i sheh si gjendje amorfe, pa entitet shtetëror, e kulturor, që fundja mund të quhen edhe kosovarë, pa atributin e shqiptarësisë. Pra, gjithmonë në dylbitë e strategëve serbë fiksohen dy pamje – njëra që paraqet një grumbull shqiptarësh të strukur në mes Adriatikut dhe Bjeshkëve të Nemura dhe një grumbull tjetër të shpërndarë nëpër ‘Metohi’ e Kosovë dhe më gjerë deri në Manastir, Plavë, Medvegjë e gjetiu. Dhe kjo dioptri nuk ka ndryshuar as sot. Për fatin e keq të Serbisë, ka ndryshuar vetëm qasja e Perëndimit ndaj shqiptarëve dhe kjo i ka shkaktuar jo pak trauma serbëve. Këta të fundit ishin indoktrinuar nëpër kisha dhe nëpër katedra universiteti me narrativin pezhorativ për shqiptarët, ndërkohë që shekulli i fundit për ata ishte një terapi shoku, sepse për here të pare serbët u ballafaquan me fuqinë e të vërtetës për shqiptarët. Nga kjo e vërtetë aktualisht po vuan Beogradi zyrtar, i cili assesi të bindet se shqiptarët janë një komb, kanë një aspirate të përbashkët europiane për integrim të brendshëm kombëtar dhe kanë të drejtën e Zotit për të jetuar të lirë me kënd të duan.

Në mendësinë akademike, kishtare e politike serbe, çështja e Kosovës është ende e hapur dhe gjithë ata që tentojnë ta mbyllin atë konsiderohen si armiq të kauzës serbe.  Ngutja për të mos u dukur armik në sytë e Beogradit, e ka bërë paksa butaforik Edi Ramën, teksa po shpreh një entuziazëm të papërmbajtur në disa përpjekje përafrimi me Serbinë e Vuçiqit, që në substancë çojnë më tepër ujë në mullirin serb se sa poentojnë ndonjë interes vital shqiptar.Mjeshtëria e vjetër serbe për të paraqitur të ndarë çështjen shqiptare në Ballkan, çuditërisht ka filluar të përjetohet si një lloj ‘workshopi’ alla Mugosha në disa mësonjëtore politike të Tiranës zyrtare, e cila në mungesë të studimeve gjeostrategjike shqiptare, bën lëvizje lavjerrësi në diagramin e politikave të jashtme, pa gjetur një pikë magnetike ku do të fokusoheshin interesat e përgjithshme kombëtare të shqiptarëve në Ballkan. Për rrjedhojë, mulliri serb i bluarjes dhe fragmentimit të gjeopolitikës shqiptare, nuk ka kaluar edhe pa ‘menstruacione shpirtërore’ në kokat e disa gazetarëve dhe intelektualëve të Tiranës, të cilët pas çdo vizite në Beograd janë kthyer me gjendje të lëngshme agregate në shokë e teposhtë.

Të shikuarit e Beogradit nga ky pozicion i bretkosës, i ka bërë disa eksponentë të oligarkisë mediatike e kinse intelektualë të Tiranës, oportunë dhe ‘pragmatikë’ në raport me temat dhe çështjet që hapin probleme në relacionin Kosovë-Serbi. “Kosova është një zinxhir që na mban këmbët të lidhura”, ka thënë Mustafa Nano, në korrikun e vitit të kaluar, në një konferencë ndërkombëtare të zhvilluar në Beograd, me temë “Serbët dhe shqiptarët – Në cilin drejtim?” . Dhe, për të shlyer çdo lloj rezerve ndaj ndjeshmërive serbe, ai kishte shtuar se kur vjen në Beograd, ndihet si në shtëpi, ndonëse, sipas tij “aktualisht është çështja e Kosovës që na ndan, asgjë tjetër…”.Ilustrimi jo vetëm semantik që del nga kjo thënie lapidare e Mustafa Nanos, meriton një analizë më të përimtë, për të kuptuar edhe më mirë dritë-hijet e raporteve shqiptaro-serbe, ku problemi i Kosovës ose është trajtuar si “një zinxhir që na mban këmbët të lidhura”, ose si një ventil demagogjiko-patriotik për të fshehur jotransparencën e marrëdhënieve në mes të Tiranës e Beogradit. Politika zyrtare e Tiranës kundrejt Serbisë i ka edhe specifikat e saja dhe do të ishte e padrejtë mos ta kuptojmë në parim pozicionin e saj të palakmueshëm për shkak të faktorit Kosovë, por ama, nxënësit e tashëm dhe të ardhshëm në Shqipëri duhet të jenë një hap përpara politikanëve të tyre të cilët ende mendojnë se përmes një Kosove të nënshtruar mund të projektohen politika dinjitoze kundrejt Beogradit. Sepse çdo distancë në mes Tiranës dhe Beogradit kalon nëpër radarët e Kosovë. /Zëri/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Europë, po vijmë!

Europë, po vijmë!

Publikuar më 12.07.2020
Silvana Begaj O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, q...

Silvana Begaj O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh! Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshëm… E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh. Migjeni Na prit! Ne kuq e zinjtë e Ballkanit po vimë! Po vijmë me gjithë shqiponjat, historinë dhe trimërinë. […]

Lexo më shumë

Kjo klasë politike ka qenë dhe është kundër Diasporës!

Kjo klasë politike ka qenë dhe është kundër Diasporës!

Publikuar më 10.07.2020
Alban Daci Disa kanë iluzione se vota e Diasporës do të bëhe...

Alban Daci Disa kanë iluzione se vota e Diasporës do të bëhet e mundur e disa të tjerë kanë argumentet se klasa politike është e ndarë në dy kampe: – pro – kundër E vërteta është se kjo klasë politike është fillim e mbarim kundër Diasporës dhe përfshirjes së saj në politikën shqiptare, qoftë si […]

Lexo më shumë

Mos shpresoni tek elita e vjetër

Mos shpresoni tek elita e vjetër

Publikuar më 10.07.2020
Koço Kokëdhima Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, mbrojti rota...

Koço Kokëdhima Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, mbrojti rotacionin e pushtetit, si diçka të mirë në një demokraci, si qarkullimi i gjakut. Ndërrimi i pushtetit ndodh rëndom në shumë prej vendeve demokratike, me në krye SHBA-të, demokracinë më të madhe dhe më të konsoliduar në botë, ku republikanët dhe demokratët, prej gati dy shekujsh e […]

Lexo më shumë

Zgjidhja: PS-PD-LSI, bashkë për të ruajtur oligopolin mbi votën e shqiptarëve

Zgjidhja: PS-PD-LSI, bashkë për të ruajtur oligopolin mbi votën e shqiptarëve

Publikuar më 09.07.2020
Partia ‘Zgjidhja’ deklaroi sot se tri partitë pjesëmarrëse d...

Partia ‘Zgjidhja’ deklaroi sot se tri partitë pjesëmarrëse dhe firmosëse të draftit të reformës zgjedhore të miratuar me 5 qershor, do t’i bëjnë 84 votat e nevojshme për ta votuar në Kuvend. Vladimir Lulaj, nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’, deklaroi se largimi i ‘Opozitës së re’ nga punimet e Kuvendit, nuk do të ndryshojë asgjë në […]

Lexo më shumë

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të bashkohen

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të bashkohen

Publikuar më 08.07.2020
Koço Kokëdhima Deklarimet e kryetarit të Bashkimit Demokrati...

Koço Kokëdhima Deklarimet e kryetarit të Bashkimit Demokratik Shqipëri, Ali Ahmeti, se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut vuajnë nga sindromat e principatave e fiseve dhe rreth 300 mijë votues ndahen në 5-6 parti, duke ulur ndjeshëm numrin e mandateve në parlament, tregon krizën e faktorit politik, që cenon përfaqësimin real dhe mbrojtjen e interesave të […]

Lexo më shumë

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Publikuar më 07.07.2020
Silvana Begaj Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin,...

Silvana Begaj Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin, mi tjetërsojnë dhe më çojnë në bankën e të akuzuarve. Kam frikë mos flas në gjumë dhe më dëgjojnë. Ëndrrat janë e vetmja gjë që kam. Për gabimet e shumta të shtetit të ëndrrave duhen fajtorë. Nuk dua të fajësohem une vetëm sepse ëndërroj […]

Lexo më shumë

Ditar nga Epoka Covidiane

Ditar nga Epoka Covidiane

Publikuar më 07.07.2020
Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me ...

Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me lajmet që vinin nga Kina në lidhje me atë që do bëhej shumë shpejt një nga problemet por së pari shëndetsore të gjithë popullatës botërore nëpërmjet Pandemisë covidiane. Megjithatë lajmi në Europë dukej i largët sikurse edhe largësia prej Lindjes së largët. Rastet e […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Publikuar më 07.07.2020
Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve n...

Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve në vend nuk ka lënë të qeta as institucionet e Arsimit të Lartë. Pas anulimit të zgjedhjeve për strukturat drejtuese të universiteteve të shpallura më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit për t’u mbajtur në datën 12 qershor kur pandemia mbante të izoluar e […]

Lexo më shumë