Disa sekrete për makijazhin nga Marilyn Monroe

Marilyn Monroe ka mbetur ende një nga seks-simbolet më të mëdha të botës. Ajo ka lënë pas disa sekrete për makijazhin, të cilat mbeten ende shumë aktuale.

Këshillat e Marilyn Monroe-s

Aplikoni gjithmonë vazelinë si bazë, para të gjitha produkteve që do të përdorni për fytyrën. Monroe e preferonte këtë produkt sepse i jepte shkëlqim të butë nën dritat e studios gjatë fotografive. Gjithashtu mund ta aplikoni atë në mollëza, te vetullat dhe te buzët për t’iu dhënë më shumë shkëlqim.

Përdorni pesë hije të ndryshme për të konturuar buzët. Filloni me ngjyrat e errëta në qoshet e jashtme dhe hije të lehta në mes të buzëve.

Përdorni një ton të bardhë mbi kapakët e syve për t’iu dhënë më shumë hijeshi. Aplikojeni tonin e bardhë edhe tek cepat e syve, kështu do të jepni idenë e syve të mëdhenj. Kini kujdes kur aplikoni penelin. Mundohuni t’i jepni syrit formën e valës së ujit. Përdorni kombinimin e 2 lapsave për të realizuar këtë proces. Laps kaf dhe i zi.

Konturoni hundën duke vendosur pak nga ngjyruesi i faqeve tek maja e saj. Nëse kini ndërmend të vendosni qerpikë falsë, vendosini ato vetëm tek gjysma e syrit për rezultate më natyrale. Punoni me vetullat pasi janë pjese e fytyrës që kanë shumë rëndësi në pamjen tuaj.

Zgjidhni lapsin e përshtatshëm dhe jepini formë (pa i rënduar shumë që të mos humbasin naturalitetin).

Të tjera

Abissnet