Disa nga shprehjet më frymëzuese të Nënë Terezës

Sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës dhe ati që të vijnë ndërmend janë shprehjet e saj, të cilat padyshim janë tepër frymëzuese. Ajo vetë ishte frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën, ku ndërsa ishte me frymë ia përkushtoi jetën të varfërve dhe njerëzve në nevojë.

Më poshtë do të mund të lexoni disa nga shprehjet e saj më frymëzuese:

-Nëse nuk ushqeni dot 100 njerëz, ushqeni një.

-E shkuara iku, e tashmja nuk ka mbërritur ende. Kemi vetëm të sotmen. Le t’ia nisim.

-Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjesia e të qenurit i padëshiruar.

-Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni.

-Çfarë mund të bëni për të reklamuar paqe në botë? Shkoi në shtëpi dhe dashuroni familjen tuaj.

-Nëse nuk kemi paqe, kjo ndodh sepse kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrit.

-Nuk na duhen armë dhe bomba për të sjellë paqen, por dashuri dhe dhembshuri.

-Uria për dashuri është shumë më e vështirë të largohet se uria për bukë.

-Fjalët e sjellshme mund të jenë të shkuarta dhe të lehta për t’u shqiptuar, por jehoha e tyre është e pafundme.

-Paqja fillon me një buzëqeshje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet