
Pirro Naçi
Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirje të gjithëve;- Të dashur shqipëtarë, ruhuni nga (gogoli) ‘’mardhëniet e shkëlqyera’’ me Greqinë ! Diplomati ‘’epidemiolog’’ mori shkas nga një publikim i Kryeministrit Shqiptar pas takimit me kolegun e tij Grek. Çfarë shkruante Edi Rama pas këtij takimi? – ‘’Mardhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të mardhënieve mes dy vendeve.’’
Të paktën këto 30-të vitete fundit është heta e parë që diplomacia shqiptare vendos një përqasje reale dhe një tezë të munguar në politikën e diplomacisë midis dy vendeve. Kjo për një diplomat nuk ka vend për keqinterpretim. Më tepër se një ‘’tezë’’ është historia e dy popujve ndër shekuj që nuk mund ta harohet por edhe ta shtrëmbërojmë dhe aq më tepër ta ngushtojmë vetëm në diapazonin e 100-të viteve të fundit. Kryeministri shqiptar u shpreh se mardhëniet midis popujve do të jenë busull dhe shëmbëtirë e këtyre mardhënieve.
Ai nuk flet për mardhënie të shkëlqyera shtetërore dhe qeveritare. Ai flet qartë. Siç fliste qartë dhe pastërt edhe njëqindë e ca vite më parë Ismail Qemali për kombin apo për popullin grek. Por jo vetëm Ismail Qemali. Historia është shumë më e vjetër se kaq. Në qoftë se sot në greqi flitet dhe rruhet gjuha arvanite ajo i ka rrënjët në thellësinë e kësaj historie dhe në harmoninë e njerëzve për të mbijetuar. Dhe me që flasim për histori dhe ‘’epidemiologë’’ le të përmendim edhe një fakt. Në shekullin e 14-të kur në greqinë e sotme kishte rrënë pandemia e murtajës shumë fshatra u shuan dhe u “zhdukën’’ nga faqia e dheut. Ishte Perandoria e Shenjtë e Romës( Constantinople) që i bëri thyrje popujve që ishin gjiton për ti populluar dhe begatuar…Histori të tilla ka plot dhe në shekujt e më vonshëm jo vetëm me epidepi por edhe në luftra, gëzime, hidhërime të përbashkëta.
Histori që i ka bashkuar dhe ka mbijetuar tek të dy popujt. Nga këto histori diplomatët duhet të marin mësime dhe jo të ironizojnë peridhën që i kanë shërbyer. Nuk mjafton të ironizosh atë peridhë dhe nga ana tjetër të gjykosh me parametra dhe kornizën e asaj periudhe! Çdo kush nga ne të rriturit kujtojmë ‘’karamelen’’ që përtipnim dhe propagandën se pas fjalëve të mira të të huajve është fshehur ‘’helmi’’ …etj,etj. Apo të gjykosh me mëndësinë e viteve 70-të. Në atë peridhë ekzistonte një shprehje, kush ishte sudent nga jugu, nga Saranda ,qoftë edhe nga Tatëzati ishte ‘’greku mutit’’… Çdo veprim për përmirësimim e mardhënieve me Greqinë nuk mund të ngijmë alibira apo të sajomë gogolëra, apo të gjykojmë me ‘’nuhatje’’ siç shkruante një gazetar i mirënjëhur.
Një risi e re e gazetarisë- nuhataja! Sa për interpretimet ‘’rivendikimet e detit’’ , ‘’autonominë e Protokollit të Korfuzit’’ apo ‘’grabitja e ujrave të Vjosës’’ apo ‘’abstenimet e 2019-tës’’ tregojnë qartë se titulli i ‘’Diplomat’’ i përket një periudhe të kaluar, asaj të rajait.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply