Dino Mustafiç në një interpretim bashkëkohor të Çehovit

Recensa/ “Kopshti i Qershive’ i dramaturgut më lirik të Rusisë së çerekut të parë të shekullit të kaluar, sillet rishtazi në skenën e Korçës në një version të ri të regjisorit boshnjak, me origjinë shqiptare

Miho Gjini

Mjeku Anton Pavlloviç Çehov, dramaturgu më lirik i Rusisë i çerekut të parë të shekullit të kaluar, më i preferuari në bashkëpunimin krijues me reformatorin e teatrit të asaj kohe të artë, K.S.Stanislavskit, u pa rishtazi në skenën e Korçës në një version të ri të regjisorit boshnjak, me origjinë shqiptare, Dino Mustafiç. Gjithmonë në këndvështrimin e tij eksperimental, ku ndjehet dëshira për ta shprehur gjeniun rus të teatrit në një koncept krejt të ri, sa më afër realitetit bashkëkohor, me një mesazh alarmues social dhe dinamikë skenike vizive, kur, jo vetëm një pronë private si Kopshti i famshëm i qershive, po e gjithë shoqëria, sikur është e “nxjerur në ankand”, të shitet e të blihet dhe kur njeriu do të depersonalizohet nën peshën e etjes dhe të lakmise së tërbuar për t’u pasuruar. Dhe është gjendur komedia-tragjike “Kopshti i Qershive’, ku e gjithë atmosfera e dashurisë për jetën në provincën ruse, qetësia e së zakonshmes e fshatit, do të shkallmohet prej kësaj etjeje të pazakontë të fillimeve të reja kapitaliste në shoqërinë e perënduar të feaudalizmit. Ky rreth vicioz i jep mundesin regjisorit të kohës tonë, për një interpretim krejtësisht të ri të dramaturgut rus, në një nga veprat e tij më të dashura, vëne në skenë në shumicën e teatrove të botës.

E kemi parë këtë regjisor të Sarajevës të realizojë spektakle të tilla në të gjitha trevat shiptare: në Prishtinë, në Shkup e në Tiranë, me mjeshtëri profesionale e me vizione të qarta e fort të dukshme, ku vështrimi konceptual lëviz e vjen në ditët e sotme, duke përfshirë e harmonizuar që të gjitha mjetet artistike që dosponon teatri përreth aktorëve: interpretimet plastike e plot jetë, imazhet shtesë të jetës së kohës e të personazheve në monitorin e vendosur në të dyja krahët e skenës, konvencionet skenike të mjedisit e të rethanave, veshjet e të dyja epokave në një alternativë të lirë, mandejë edhe futjen e Dancingut, atje ku e mban suzheti e karakteri i personazheve. Dhe mbetet vetëm sfondi i dy dritareve të çiflikut të gubernës në thellësi të skenës , si të ishte e vetmia relike e kohës së Çehovit, për të vazhduar me një mështeknë grandioze në mesin e hapësirës skenike, si edhe të trungjeve të prera të qershive të prera në skenën finale, ku tashmë do të ulen rrishtazi personazhet çehovian të denatyruar, nga dallga e re e jetës, e cila ka përmbysur gjithëçka, përmes një kori tragjik, si të ishim në veprën e lashtë të Eskilit Grek. E këtu, regjisori Mustafiç, arin një nga kulminacionet më prekëse të asaj tragjedie të nënëdheshme, kur jeta mer fund e shpirti njerëzor pëson goditjen fanale!

Le të mësojnë regjisorët e rinjë shqiptarë nga puna krijuese e këtij regjisori të përmasave Europiane, si edhe për mundesitë e mëdha që ka teatri ynë po me këta aktorë që kemi, të cilët kanë të dhëna e aftësira profesionale të mjaftueshme, për të dalur në nivelet bashkëkohëse të shprehjeve artistike e të imazheve tronditëse që ka teatri ynë me mundësitë e veta të pafundme. Dhe lumturohem tek me vjen nëpër kujtesë spektakli “Pulëbardha” e po ketij autori gjenial, në një interpretim e koncep regjisorial klasik, prej Pirro Manit gjysmë shekulli më parë, po në skenën e këtij teatri, ku ndjehej tjetër gjë: tragjedia e njerëzve të vegjël, kur jata është pa rrugëdalje dhe në llustrën e vetë gënjeshtare e shpirti njerëzor vuan përbrënda qënies dhe ku do të ndriste profesionalisht interpretimi klasik, psikologjik, mjeshtëror i Dhorkë Orgockës, gjithashtu edhe talenti i madh i një aktori brilant si Pandi Raidhi dhe regjia e një natyre poetike, me të vërtetë çehoviane e psikologjisë njerëzore prej Pirro Manit., njerit prej regjisorëve më të shquar të Shqipërisë. Diçka krejt tjetër e krejt ndryshe sjell këtu regjia e Dino Mustafiçit, duke e bërë të papranueshmen e njëherësh të pranueshme, si e drejte etiko-morale e artistëve të kohës tonë, për ta parë të kaluarën nga pozitat e sotme të aktualitetit egzistues, ku gllabërimi i pronës private, individuale, prej tregëtareve e kapitalistëve të rinjë është e pashmangshme e po kaq tragjike. Etja për më shumë prona e para tingëllon e llahtarshme në këtë mesazh regjisorial të pamëshirshëm e po kaq të denatyruar. Dhe, sikundër thamë, janë po këta aktorë që i shohim përherë në skenë, por që u jepet mundësia interpretuese që të krijojnë, të shpërfaqin vlera aktrimi, mundësi e vizione, detaje e mesazhe, më përtejë vetes së tyre. Në distancë edhe nga vepra, nga suzheti i saj bazë, në ato “gërmime” të brëndëshme e aksentime social- politike e filozofike. Por që, hera herës, sikur merr prishje “krisja e raporteve ekzistuese”, për aritjen e një nënvizimi edhe më të fortë, edhe më aktual në tengëllimin social –politik, bile me tekste të shtuara, për t’a bërë tekstin bazë të Çehovit edhe më të mprehtë nga ç’duhet e nga sa është realisht! Këtu e vlen që të bëjmë edhe një vrejtje, që mund të duket po aq e pranueshme dhe e papranueshme njëherësh, për sejcilin që është atje poshtë në sallë dhe e ka të drejtën e reagimit e të shprehjes, brënda etikës dhe së drejtës morale të gjithkujt. Por “prekja” e autorëve të këtijë kalibri, sipas meje, nuk duhet lejuar!

Trofmovi i Kristian Koroveshit, fgurë tipike çehoviane

Regjisori Mustafç ka edhe një vlerë tjetër të dukshme, sepse ka dijtur të harmonizojë në hapësirën skenike mbi 50 personazhe e fgurantë, me një kompaktësi ritmike, me plasticitet e unitet artistik, aqsa kur del nga salla e teatrit të mbetet në mendje ajo tablo e vetme e një jete njerëzore, e një epoke, që kryhet si një funeral i pashmangshëm e i jashtzakonshëm përpara syve tanë. Me një mesazh njerëzor fsnik, si apel dashurie. Duke evidentuar edhe disa jetë skenike të plota: Kështu, mund të flasim me nderim për interpretimin e aktores Ema Andrea në rolin e Ljuba Andrejevnës, që vjen rishtazi nga sallonet e Parisit e, pas një deziluziomi të pashmangshëm, kërkon të shkojë po aty përsëri, e zhgënjyer totalisht tani nga mungesa e ajrit, e dashurisë dhe e mundësive për t’a gëzuar vetveten. Skena fundore e saj me përtypjen e qershive që i mbeten në goje si shfrim i gjakosjes, si edhe loti që i derdhet së brendshmi, aq sa e kthejnë atë në një statujë të ngritur prej varrit, janë në lartësinë madhore të shprehjes artistike.

Tek aktoria Zamira Kita shohim gjithashtu fgurën e realizuar të një personazhi të rëndomtë, të vizatuar fort bukur, të Guvernantes së provincës Sharlota, që vëzhgon pa reshtur e flet pa rreshtur e pa “doganë”, si të ishte një iluzioniste cirku a fallxhore rruge ciganeje, që e mer jetën si ti vijë, në kornizën e një realiteti banal, ku edhe kënaqësitë shpirtërore mbeten po kaq të vogëla e meskine, nëpërmjet interpretimit konkret e të vërtetë të aktores me përvojë Kita. Në suazën realiste Çehoviane mbetet deri në fund aktori Sotiraq Bratko, interpretuesi i Leonidës, i qetë e i paqetë, zotëri nga ata të provincës së mënjanuar nga Bota. Po ashtu Ligoraq Riza në rolin e Firsit, plakut të vjetër të familjes që ka shërbyer në heshtje e me besnikëri, fati i të cilit, i theksuar edhe nga regjia, do të mbetet në braktisjen e plot të haresës. Në të kundërtën do të shohim personazhin e Pishikut të Guri Koços, me një rendje konfuze e të ethëshme pas përftimit të parasë, aspak i qetë, turfullues, si kuajtë në lëmin e tyre, duke mbetur po kaq zhurmëmadh në mjerimin e vet të njeriut të vogël..E thyen këtë atmosferë aktori Gerti Fera në rolin e Llopahinit, me një super energji në perpjekjen imponuese, mbinjerëzore për ta shitur Kopshtin e Qershive, gjithmonë me synimin e përftimit vetjak, ku së fundi nuk do na çudisë triumf i tij , prej një djallëzie të padukëshme, qe regjia do ta percjell personazhin gati si ne nje proçesion varrimi, kur do t’i gëzojë këto frute, mbi humbjen totale e fatkeqësinë e të tjerëve që ka përreth.

Disa aktorë të rinj si Kristian Koroveshi, Jozef Shiroka, Paola Kodra, Lola Meta, Blerta Beliu, Silvio Beshkova e Fran Bregu etj, pikasin aty krejt natyrshëm, me jetën e tyre skenike të lirë dhe shprehëse. Por, do të veçoja sidomos Trofmovin e Kristian Koroveshit, fgurë tipike çehoviane, që nuk pajtohet me amullinë e jetës provinciale e që ngre aty zërin e vet të protestës vetiake e të asaj publike, të cilën regja e bënë edhe më të fuqishme, enkas, që të godas shigjeta në qendrën e tabelës që na është vënë në shenjë, sikundër e thamë ne një avancë të politizuar, jashtë kontekstit natyral. E megjithatë mundëm të shohim një vlerë të artit skenik të përmasave jo të zakonshme, ku tërësia është një e vetme. Interpretimet e aktorëve në krijimin e fgurave të spikatura e të mëvetëshme, lëvizjet skenike të ritmizuara në artin modern të dancingut prej Mjeshtit Gjergj Prevazi, muzika shoqëruese funksionale, e kompozuar enkas prej Enri Sinës, skenografa e kostumografa prej një tjetri mjeshtri (mbetur anonim, prej një neglizhence të pafalshme: mungesës së fletëpalosjeve shpjeguese, bile që në premierën e shfaqies!), të cilat kanë arkitekturën e dukshme e gati të padukshme të vetëm një artisti shumëdimensional, sikundër është DINO MUSTAFIÇ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

  1. ANONYM says:

    O Zot ruaje ketë vend, nga kriminelët, hajdutët, sahanlëpirësit, servilët injorantët, ……. etj. et. etj. por edhe nga mediokrit.

    Ky zotëria nuk ka shkruar asgjë tjetër, përvec se ka bërë një hartim të mërzitshëm që nuk thotë asgjë tjetër përvec se i lëpihet atyre që a kanë porositur këtë artikull.
    Ky person ose nuk e ka parë shfaqjen fare ose e ka parë dhe nuk ka kuptuar asgjë, ose është një mediokër i pandreqshëm dhe sahanlëpirës i porositësve të shërbimit. Do kish bërë shumë më mirë po të kish mbydhur gojën dhe të mos kish ndotur shtypin me hartime të tilla të mërzitshme.
    Trajtimi modern i „Kopështit të qershive“ në teatrin e Korcës me datën 31 gusht, ishte një ndodhi e vecantë dhe e përvetshme e skenës teatrale të kalbur shqiptare. Kjo natyrisht për meritën e padiskutueshme të regjizorit Mustafiq, por edhe për mjeshtërinë e padiskutueshme të protagonisteve kryesore dhe të disa aktorëve të tjerë. Eshtë një vepër që duhet të shihet nga cdo artdashës, sepse të radha janë të tilla në ketë shkretëtirë artistike, sic është Shqipëria.
    Për tu kujtuar në cdo moment se Cehovi po u luante në territorin e Shqipërisë, mediokriteti i kritikut të artikullit të mësipërm ishte në harmoni të plotë me mediokritetin e producentëve, organizatorëve, të fonisë, të ndricimit, etj. etj.
    Edhe koncepti regjizorial, me gjithë mjeshtërinë e pakontestueshme të kujdesit për detajet, calonte në krijimin e një vepre moderne të një episodi të plotë dhe harmonik teatror. Ndoshta ky ka qënë piksynimi i vetë regjisë, por konglomerati i skenave, segmenteve dhe etydeve jetësore të protagonistëve në fund të veprës ishte dicka midis tentativës për paraqitjen e një rrethi të mbydhur dhe një mozaiku postmodern intinerare jetësh, që edhe si për rastësi u gjendnin në të njëjtën skenë dhe në atë radhitje. Finalet e përsëritura konfusiononin jo radhë spektatorin duke nxitur një lojë të pazakontë dhe shpesh të pasens emocionesh.
    Fija lidhëse dhe emëruesi i përbashkët i „kopështit të stërzgjatur të qershive të stërprera“ ishte padyshim aktorja kryesore e cila me një diferencë të madhe kualitative me të gjithë aktorët e tjerë, kjo si në aspektin aktorial, ashtu edhe në dinamikën dhe emocionalitetin e saj, si dhe të forcës së papërshkrueshme komunikuese me publikun, ishte e zonja të mbajë kopështin e qershive në shpatullat e veta dhe të tërheqë në cdo moment vëmëndjen e spektatorit. Një bravo e madhe, sepse pa të kopështi i qershive do kish qënë edhe i prerë edhe i vdekur.
    Në fund më mbetet gjithsesi të shpreh mirënjohjen më të madhe për të gjithë bashkpunëtorët e kësaj vepre, sepse mundi dhe vështirësitë për të realizuar një vepër të tillë në mes të injorancës dhe mediokritetit të qyteteve shqiptare, qofshin ato edhe me „emër“, sic është Korca, mbeten gjithmonë një akt sublim dhe i pavlerësuar por dinjitoz dhe nobel, sic është ai i ndezjes së një qiriu në mes të errësirës.
    Uroj që regjizorët dhe aktorët mediokër të partive dhe ministrive, tashmë të kudondodhur në instancat vendimmarrëse, të kenë marrë mundimin për ta parë, në mënyrë që të gjejnë një arësye më shumë për të shtërnguar radhët e tyre, për të rritur solidaritetin e injorancës dhe për të sulmuar cdo shënjë arti dhe civilizimi që gabimisht mund të shfaqet në këtë vënd të pushtuar nga errësira. Kështu injoranca do jetojë në paqë me vetveten, ndërsa arti do gjejë rrugën e vet për në vënde civile.
    Anonim

Të tjera

Abissnet