Dimri po vjen i ashpër. Bora mbulon Kroacinë, vdes 1 person në Serbi

Në Kroaci është shkaktuar kaos në transport për shkak të borës së parë që ka rënë në këtë vit në shtetin kroat.

Reshjet ekstreme dhe erërat e forta e kanë bërë trafikun të pamundur në shumë zona të vendit. Autoritetet kanë ndaluar qarkullimin e kamionëve me trajler dhe gjysmë rimorkio në rrugët e gadishullit veriperëndimor të Istrias dhe portit Adriatik të Rijekës në brendësi të vendit. Trafikimi nga zonat malore në kryeqytetin e Zagrebit është penguar. Dëbora dhe erërat shkaktuan pothuajse kaos thuajse në të gjitha portet detare të mëdha që kanë rrezikuar të mbyllen. Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në Serbi. Një aksident rrugor u shënua për shkak të motit në shtetin serb në rajonin e Rumës Perëndimore, që ka vrarë një grua, kanë raportuar mediat serbe.

 

 

Të tjera

Abissnet