Digjet makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së kaluar në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lirim” dhe mësohet se makina e djegur është tip “Opel Vectra” me targa VL7522C dhe në pronësi të shtetasit me inicialet G.H.

Policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme të makinës. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet