Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit

Një mjet tip “Opel Corso”, ngjyrë vishnje që ishte parkuar në rrugë, është djegur gjatë së kaluar në territorin e Komisariatit Nr.2 në Tiranë.

Raportohet se makina e djegur rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj.

Bashkëshortja e Binajt punon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Nuk dihen motivet që i kanë shtyrë autorët të djegin makinën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00 në rrugën “Grigor Heba” në kryeqytet, ndërsa makina ishte me targë “TR 9837 S”.

Pasuria e deklaruar nga gjyqtari Sokol Binaj

Apartament me sipërfaqe 77,97 m2, dhuruar prej motrës në bazë të kontratës së dhurimit, nënshkruar me datë 28 05.2017, regjistruar në ZVRPP Tirane, më datë 3.07.2017.

Te ardhura të realizuara nga paga ime si Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Renda Tirane janë në shumën 1 517 890 lekë.

Të ardhura të realizuara nga paga e bashkëshortes si Kancelare në Prokurorinë e Shkallës Parë për Krime te Renda, Tiranë në shumën l 170 938 lekë.

Të ardhura të realizuara nga Shkolla e Magjistratures si udhëheqës temë për vitin 201 7, në shumën 31 875 lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet