Digjen dy makina pranë Policisë së Elbasanit

Dy makina janë djegur gjatë natës në afërsi të Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur plotësisht automjeti tip “Volswagen” në pronësi H. Hasekiu, kurse mjetit tjetër i djegur është në pronësi të B. Hoxhës.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset që bënë të mundur lokalizimin dhe fikjen e flakëve. Me anë të kamerave të instaluara pranë Drejtorisë së Policisë, policia arriti të identifikojë autorin, i cili është shpallur në kërkim.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor ka marrë në pyetje pronarët e automjeteve, por identifikimi i autorit duket se do ta zbardhë shpejt ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Shqipëri, narko shtet

Revista politike “Spiegel” raporton për sjelljen alarmante të qeverisë  socialiste në Shqipëri, me kryeministër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn etj….

Abissnet