Dibër/ Procedohen penalisht 6 persona për krime mjedisore

Procedohen penalisht gjashtë persona në Dibër, të cilët sipas policisë akuzohen për ndërtim pa leje dhe prerjen e paligjshme të pyjeve. Ndërkohë, në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore kanë evidentuar dhe goditur 9 raste të tjera. Policia e Dibrës në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe  lëndë drusore.

Njoftimi i policisë

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprave penale  që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve. Goditen 6  raste, nga këto: 4  raste të ndërtimeve pa leje dhe 2  raste të prerjes së pa paligjshme të pyjeve.

Procedohen penalisht 6 shtetas si dhe sekuestrohet lëndë drusore. Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen krimeve mjedisore, si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore kanë evidentuar dhe goditur 9 raste. U proceduan penalisht shtetasit:

S.T, Q.L, A.H, B.SH,  të tre banues në Dibër,

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit :

C., banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore, me automjetin tip furgon, pa dokumentacion përkatës.

Q.XH,  banues në Dibër, pasi në një vend qëndrim pranë banesës së tij , u konstatua e prerë  lëndë drusore e  llojit pishë  pa dokumentacion përkatës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë  Dibër , për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Ndërtimi pa leje”. Drejtoria Vendore e Policisë  Dibër do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kontekst kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që ata konstatojnë, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet