Dibër, infermieri udhëton 2 orë në këmbë për të ndihmuar pacientin

Infermieri Ruzhdi Bruci, punon pranë Qendrës Shëndetësore Selishtë në Dibër, ku trashësia e borës ka arritur deri në 1 metër e gjysmë.

Duke sfiduar çdo vështirësi të motit ai ka ecur për dy orë në këmbë mes një acari dhe të ftohti të pazakontë, ku falë gatishmërisë dhe mjekimit sipas parametrave mjekësore, ka shpëtuar nga vdekja një paciente.

Duket si një riardhje reale e personazheve të filmave të dikurshëm, por kësaj radhe me autorësi konkrete, kur njeriu, më së pari, është human dhe i pritur t’i dalë për zot punës në çdo lloj situate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet