×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dialogu Kosovë-Serbi/ Gjuriç: Asociacioni, tema e parë e bisedimeve të enjten

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se në takimin e së enjtes në Bruksel me palën e Kosovës do të bisedohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Tema e parë në rendin e ditës nesër do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Së paku, për palën serbe”, shkroi Gjuriç në Twitter, duke iu përgjigjur një postimi të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili tha se të enjten do të bisedohet për pretendimet e ndërsjella financiare midis dy vendeve.

“Çështjet e pronës mund të jenë në rend dite po ashtu nesër. Kemi shumë për të thënë në lidhje me këto çështje (prona private, kishtare dhe shtetërore)”, shtoi Gjuriç, i cili udhëheq delegacionin e Serbisë në bisedimet me Kosovën në nivel ekspertësh.

Dy delegacionet e ekspertëve do të takohen të enjten në Bruksel për një rreth të ri bisedimesh.

Të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se nesër nuk do të disktohet për Asociaionin e komunave me shumicë serbe.

Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë takuar më 7 shtator në Bruksel, ku është hapur edhe tema e asociacionit në fjalë.

Krijimi i këtij asociacioni është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, paralajmëroi të mërkurën se “hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosnett: Marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk arrihet pa kompromise

Kosnett: Marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk arrihet pa kompromise

Publikuar më 21.09.2020
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett tha në një int...

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se në mënyrë që Kosova dhe Serbia të lëvizin përpara, të gjithë duhet të kenë qasje të re ndaj çështjeve dhe “të ndërmarrin hapa të guximshëm për të sjellë ndryshime”. Duke mos dashur të hyjë në detaje të procesit politik […]

Lexo më shumë

Vjen lajmi/ Premtohen 100 milionë dollarë investime, Grenell thotë se Trump i solli në Kosovë

Vjen lajmi/ Premtohen 100 milionë dollarë investime, Grenell thotë se Trump i solli në Kosovë

Publikuar më 21.09.2020
I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosov...

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë delegacioni që ai udhëheq është në Kosovë, për të nisur zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit. Këtë deklratë ai e ka bërë pas takimit të kryeministrit, Avdullah Hoti me delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë […]

Lexo më shumë

Fillon takimi i Hotit me delegacionin amerikan

Fillon takimi i Hotit me delegacionin amerikan

Publikuar më 21.09.2020
Ka nisur takimi i kryeministrit të vendit Avdullah Hoti me d...

Ka nisur takimi i kryeministrit të vendit Avdullah Hoti me delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. Delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, po ashtu në delegacion do të […]

Lexo më shumë

Çfarë do të ndodhë/ Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo viziton Greqinë javën e ardhshme

Çfarë do të ndodhë/ Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo viziton Greqinë javën e ardhshme

Publikuar më 21.09.2020
Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo do të vizitojë Athin...

Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo do të vizitojë Athinën javën e ardhshme në një përpjekje për të ulur tensionet midis Greqisë dhe Turqisë. Gjatë vizitës, e cila do të zhvillohet midis të hënës, 28 shtator dhe të mërkurës 30 shtator, Pompeo do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe do të vizitojë […]

Lexo më shumë

120 lopë i pret “dënimi me vdekje” pasi u sekuestruan gjatë operacionit në zonën kufitare

120 lopë i pret “dënimi me vdekje” pasi u sekuestruan gjatë operacionit në zonën kufitare

Publikuar më 21.09.2020
Lopët që u konfiskuan në mbrëmjen e së premtes në fshatin Ka...

Lopët që u konfiskuan në mbrëmjen e së premtes në fshatin Karaçevë të Kamenicës do të theren për të burgosurit në burgjet e vendit. Por, para therjes, fillimisht lopëve do të iu bëhen analiza laboratorike nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Ndërkohë, në AUV e kanë konfirmuar se marrja e këtyre mostrave tashmë ka filluar. […]

Lexo më shumë

Si duhet të reagojnë shkollat në rast të përhapjes së koronavirusit?

Si duhet të reagojnë shkollat në rast të përhapjes së koronavirusit?

Publikuar më 21.09.2020
Tetë fëmijë nën moshën 10 vjeç dhe tetë mësimdhënës të shkol...

Tetë fëmijë nën moshën 10 vjeç dhe tetë mësimdhënës të shkollës fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, në javën e parë të fillimit të mësimit, bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri. Tahiri tregon se janë në pritje të rezultateve të testeve edhe të nxënëseve të dy klasave në […]

Lexo më shumë

Rrëmbehet nga spitali trupi i një personi të vdekur

Rrëmbehet nga spitali trupi i një personi të vdekur

Publikuar më 21.09.2020
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Spit...

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv në Strumicë. Dhjetëra anëtarë të një familje kanë hyrë me forcë në Klinikën Infektive dhe kanë marrë me gjithë krevat trupin e pajetë të të afërmit të tyre 49-vjeçar, i cili kishte ndërruar jetë pak minuta pasi ishte pranuar në spital. Drejtori i […]

Lexo më shumë

Rritet rreziku për Greqinë/ Më shumë se 240 migrantë në një kamp të ri, janë infektuar me koronavirusin

Rritet rreziku për Greqinë/ Më shumë se 240 migrantë në një kamp të ri, janë infektuar me koronavirusin

Publikuar më 21.09.2020
Më shumë se 240 migrantë në një kamp të ri, të përkohshëm në...

Më shumë se 240 migrantë në një kamp të ri, të përkohshëm në ishullin grek të Lesbos, janë infektuar me koronavirusin e ri, tha të hënën Agjencia e Shëndetit Publik në Greqi. Rezultatet dolën pas testimit të rreth 7.000 personave. Më 8 shtator, një zjarr që shpërtheu në kampin Moria të ishullit Lesbos, detyroi 12.000 […]

Lexo më shumë