Diabeti, si mund të mbahet në kontroll gjatë verës

Diabeti është një sëmundje që mund të prekë çdo moshë. Mjekët thonë se diabeti tip 1 haset në rreth 10-15 për qind të sëmurëve me diabet. Ai shkaktohet nga mungesa totale e prodhimit të insulinës. Pacientët me Diabet tip 1, nuk mund të jetojnë pa insulinë, ndaj ky tip diabeti është quajtur insulinovartës. Diabeti tip 2 është shumë më i shpeshtë. Ai haset në rreth 90 për qind të rasteve me diabet. Në këtë tip diabeti kemi prodhim jo në sasinë e duhur apo në kohën e duhur të insulinës. Ky tip diabeti nuk kërkon mjekim me insulinë por kërkon “shbllokimin” e insulinës së trupit nga faktorët që e pengojnë atë të veprojë, si mbipesha, obeziteti.  Shenjat fillestare: Shenjat e diabetit janë: Etje e shtuar, pra pirje uji në sasi të madhe, urinim i shpeshtë dhe në sasi të madhe ditën dhe natën, tharje goje, shtim oreksi por që shoqërohet me humbje peshe, lodhje më tepër se zakonisht, dhimbje stomaku,shikim i mjegullt,mungese e theksuar përqendrimi,mpirje e duarve ose e këmbëve, plagë të ndryshme që mezi mbyllen, infeksione të ndryshme. Nuk duhet harruar asnjëherë se në shumicën e rasteve, diabeti tip 2 mund të mos shfaqë fare shenja, mund të rrijë i heshtur për vite me radhë, dhe vetëm kur sëmundja e diabetit ka përparuar, shfaqen një sërë shenjash klinike, të cilat janë tipike dhe lehtësojnë shumë zbulimin e diagnozën e saj.

Shqetësimet gjatë diabetit:

Diabeti jep ndërlikime: Diabeti është nga të paktat sëmundje që arrin të prekë e të dëmtojë heshturazi e ngadalë pothuajse të gjitha organet kryesore të trupit pa përjashtim dhe sidomos enët e gjakut, duke krijuar aksidente dramatike e tragjike, nëse ai nuk mbahet nën kontroll. Diabeti jep ndërlikime si në enët e vogla të gjakut, në kapilarët e arteriet shumë të vogla por jep edhe ndërlikime aterosklerotike në enët e mëdha të gjakut. Diabeti jep komplikacione në sy,këmbë, zemër, veshka dhe në tru, nëse shifrat e sheqerit në gjak nuk mbahen afër vlerave normale diabetit. Sa më i vjetër të jetë diabeti, sa më shumë vjet i sëmuri të jetë me hiperglicemi, sa më e lartë të jetë niveli i saj, pra sa më i çrregulluar të jetë diabeti, aq më të shpeshta, më të përhapura e më të rënda do të jenë këto dëmtime. Disa nga mënyrat se si mund të kujdeseni, kur vuani nga një sëmundje e tillë janë: Kujdesi i parë që duhet të tregojnë diabetikët gjatë kësaj stine është të përshtaten me temperaturat e larta, domethënë ta menaxhojnë mirë këtë stinë me të mirat dhe të këqijat e saj.

Të sëmurët diabetikë nuk duhet të ekspozohen gjatë në diell, kryesisht duhet të mënjanojnë daljen në diell nga ora 10:00 paradite deri në orën 16:00 pasdite. Në orët e para të mëngjesit dhe në orët e vona të darkës, u sugjerohet të bëjnë lëvizje në natyrë, duhet të jenë të veshur hollë, kryesisht veshje të pambukta që të thithin djersën dhe të sigurojnë ajrosje të mirë të lëkurës. Të sëmurët gjatë kësaj periudhe duhet të veshin këpucë apo sandale të hapura, me gome jo të forta, mundësisht pa çorape në mënyrë që të kenë një ajrosje të mirë të këmbëve dhe të mbrohen nga dëmtimet e jashtme si plagë, kallo etj. Kujdes të veçantë duhet të bëjnë kur ecin mbi rërën e detit sidomos gjatë pikut të nxehtësisë sepse mund të digjen pa e kuptuar, për shkak të dëmtimeve të nervave që shpesh diabetikët manifestojnë dëmtime të ndjeshmërisë. Për t’u përshtatur me temperaturat e larta, diabetikët duhet të qëndrojnë në ambientet ajrosura mirë, të freskëta dhe duhet të kryejnë një aktivitet fizik relativisht të moderuar që nënkupton një ulje të intensitetit të ushtrimeve fizike dhe programimin e këtij aktiviteti fizik në orare të përshtatshme kryesisht jo gjatë mesditës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet