Di Maria: Jap gjithçka për të mposhtur Realin

Ish-lojtari i Real Madrid dhe njëkohësisht futbollist i Paris Saint Germain, Angel Di Maria ka theksuar se do të mundohet të jap gjithçka në këtë sfidë përballë ish-ekipit të tij, por ai nuk harron as të vlerësojë forcën e spanjollëve. “Do të jap gjithçka për të fituar në fushën e tyre, para tifozëve të tyre. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Real Madridi është një ekip i madh dhe gjithmonë përgjigjet në Champions League.

Është një kompeticion krejtësisht i ndryshëm nga liga. Kur fillon himni i Championsit, të gjithë lojtarët transformohen dhe japin maksimumin. Dhe kjo, sigurisht, vlen edhe për ne. Ata nuk luajnë për të marrë posedimin e topit. Ndeshjet kundër këtyre ekipeve janë shumë të vështira për t’u kontrolluar.

Çelësi është të luajmë lojën tonë, të luajmë siç dimë të bëjmë, duke e mbajtur shumë të fokusuar terrenin mbrojtës, sepse e dimë se ata mund të shënojnë në çdo moment”, tha Di Maria.

Të tjera

Abissnet