Dhunuan gjyqtarin, Gjykata vendos “fatin” e 3 futbollistëve të Këlcyrës

Gjykata e Përmetit ka zhvilluar dje seancën për masën e sigurisë ndaj tre futbollistëve të Këlcyrës, të cilët akuzohen se dhunuan arbitrin Alvi Paço.
Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e tre futbollistëve, por vendosi që të mos i mbajë më në burg duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”.
Lojtarët e Këlcyrës
“Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Entilion Kamberaj dhe caktimin e masës së sigurimit ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’. Caktimin e masës së sigurimit ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj shtetasit Andi Hina.
Caktimin e masës së sigurimit ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj shtetasit Meleq Xhakollari”, thuhet ndër të tjera në vendimin e djeshëm të Gjykatës së Përmetit. Për të tre të akuzuarit është caktuar që një herë në javë, ditën e premte, në orën 11:00, të paraqiten në Komisariatin e Policisë Përmet.

Të tjera

Abissnet