Dhunoi gruan por e pësoi, ja çfarë gjeti policia në banesën e 44-vjeçarit nga Tirana (FOTO)

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

Ka përfunduar sot në prangat e policisë një 44-vjeçar nga Tirana pasi akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajte pa leje.

Në momentin e kontrollit të uniformave blu në banesë u gjet një armë e tipit automatik dhe municione të ndryshme.

Njoftimi i plotë

Arrestohet një shtetas për veprat penale “Armëmbajtje pa leje ” dhe “Dhunë në familje”.

Sekuestrohet një armë zjarri gjysmë automatike.

Më datë 06.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Çlirim Lami, 44 vjeç, banues në fshatin Mazrek Tiranë, pasi:

Rreth orës 20:00, në fshatin Mazrek, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime bashkëshortes së tij, A.L., 35 vjeçe, banuese në fshatin Mazrek, Tiranë, së cilës ju plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

• 1 (një) armë zjarri gjysmë automatike me nr: 10343718

• 73 (shtatëdhjetë e tre) copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm

• 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) copë fishek model 56, kalibër 7.62 mm

• 2 (dy) krehëra fishekësh.

Materialet për këtë shtetas i`u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 278, dhe 130/a e Kodit Penal.