Dhuna në stadium, Komisioni i Apelit në FSHF fal ekipin e Këlcyrës

Publikuar më 10. 02. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka falur ekipin e Këlcyrës pas dhunës në stadium gjatë ndeshjes Përmeti-Këlcyra. Ekipi i Këlcyrës ishte përjashtuar nga Kategoria e Dyte, por Apeli hedh poshtë vendimin e Komisionit të Disiplinës duke e dënuar me 14 ndeshje pa tifozë. Këlcyra gjithashtu humbet ndeshjen me Përmetin në tavolinë me rezultatin 3-0.
Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit pasi mori në shqyrtim ankimin e KF “Këlcyra”.
Vëren se:
Me vendimin e datës 15.12.2017 (pika 7) Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka vendosur:
KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjësive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojës në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f ,28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, përjashtohet nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatiti për sezonit futbollistik 2017/2018. Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3 me 0.
Kundër këtij vendimi ka ushtruar kërkesë ankimore të KF “Këlcyra”, duke kërkuar ndryshimin e pikës 7 të Vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 15.12.2017 pasi masa e dënimit nuk i përgjigjet rrethanave të shkeljes së kryer.
Komisioni i Apelit të Disiplinës
Pasi dëgjoi relatimin e çështjes nga sekretariati teknik dhe si bisedoi e analizoi çështjen në tërësi, konstaton:
Vendimi datë 15.12.2017 (pika 7) i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF nuk është marrë në përputhje me Kodin e Disiplinës Sportive pasi masa e dënimit të aplikuar është e lartë dhe nuk i përgjigjet shkeljes disiplinore të kryer.
Për këto arsye:
Bazuar në nenet 78 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 15.12.2017 (pika 7) si më poshtë:
KF “Këlcyra”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojës në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f,28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, dënohet me 14 ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës. Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3 me 0.
2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë, Zvicër.