Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, policia ka kapur njërin prej huliganëve

Një tjetër person nga grupi i të akuzuarve për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë ka përfunduar në prangat e policisë, raporton “24 Vesti”.

I arrestuari është Mlladen Dodevski, njëri nga personat për të cilin u shpall urdhër-arrest ndërkombëtar.

Ndërkohë, ndodhen ende në kërkim Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski-Koljo, Dejan Davidovski dhe Mitre Ptropovski.

Personat e lartpërmendur ndodhen në arrati, ndërsa janë në paraburgim 28 persona të tjerë.

Të tjera

Dinamikat e punësimit

Nga Marsida Simo Punësimi është një çështje shumë e diskutuar prej kohësh, dhe sigurisht që do të ketë gjithmonë rëndësi…

Abissnet