Dhjetë fjalë dashurie që asnjë gjuhë e botës nuk i përkthen

Globalizimi është realitet i pashmangshëm, sikundër edhe difuzimi i kulturave. Në botë sot fliten rreth 7000 gjuhë, dhe miliona njerëz, rastisin që të përballen me një pjesë të madhe të tyre. Librin “Më shumë se fjalë – fjalët e papërkthyeshme të dashurisë nga e gjithë bota”, autorja Ema Blosk ka hulumtuar disa nga këto fjalë , shumica e të cilave lidhen me dashurinë.

1. Cafuné (portugalisht) – Miklimi me gishta nëpër flokët e të dashurit.

2. Litost (çekisht) – Shkrimtari i njohur çek, Milan Kundera, e ka përkufizuar si “dëshpërim që i ndodh njeriut kur ai përnjëherë e sheh në çfarë gjendje të mjerë ndodhet”.

3. Schnapsidee (gjermanisht) – Plani i krijuar në gjendje të dehur ose është aq qesharak sa jeni të sigurt se keni qenë të dehur kur e keni bërë.

4. Viraha (hindu) – Bindja sa e keni dashur dikë vetëm pasi ndaheni.

5. Jayus (indonezisht) – “Shaka” aq jo spirituoze sa nuk mund të ndaleni së qeshuri për jospirituozitetin.

6. Tsundoku (japonisht) – Kur bleni një libër të cilën asnjëherë më nuk e hapni.

7. Oodal (tamile) – Aktrimi i zemërimit para partnerit pas grindjes në dashuri.

8. Toska (rusisht) – Vladimir Nabokov e ka përshkruar këtë fjalë si “ndjenjë e ankthit të madh shpirtëror që shkaktohet pa ndonjë shkas të veçantë.

9. Abbiocco (italisht) – Kotje që ndieni pasi keni ngrënë pa “hile”.

10. Odnolюb (rusisht) – Personi që gjithë jetën ka pasur vetëm një dashuri.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet