Dhimbjet e kokës janë bërë të padurueshme? Ja si duhet të veproni

Ndoshta dhimbjet e kokës, lodhje, migrena janë bërë të vazhdueshme, këto kanë arsye të ndryshme pasi truri juaj nuk merr gjakë mjaftueshëm, nga stresi dhe presioni i lartë i gjakut deri në mpiksje të tij. Për të rritur më tepër qarkullimin e gjakut dhe për të lehtësuar dhimbjet e kokës apo lodhjet e vazhdueshme ju duhet të kujdeseni më tepër për shëndetin tuaj. Përpos se ju duhet të keni një dietë të pasur me të gjitha proteinat dhe vitaminat e duhura ku duhet të kujdeseni për më tepër edhe me aktivitete të ndryshme fizike të cilat ju ndihmojnë dhe ju lehtësojnë

Aktiviteti fizik
Në përgjithësi, të gjitha aktivitetet aerobike kanë efekte pozitive në rrjedhën e gjakut në tru, kështu që ju mund të zgjidhni të bëni diçka si noti, xhiro më biçikletë, valle ose të bëni yoga në ajër të pastër. Të gjitha këto do të jenë të dobishme për shëndetin tuaj.

Streçing për muskujt
Stretching jo vetëm që përmirëson qarkullimin e përgjithshëm në trupin tuaj duke parandaluar ngurtësinë në kyçet dhe muskujt tuaj, por gjithashtu ndihmon trurin të marrë më shumë oksigjen dhe elemente të tjerë thelbësorë për të punuar si duhet.

Meditimi
Sipas disa studimeve, meditimi në të vërtetë mund të ofrojë shumë përfitime për trurit. Për shembull, nëse praktikoni një meditim për 12 minuta në ditë, ndoshta do të vëreni se mendja juaj sdo të jetë më e qartë, kujtesa juaj do të përmirësuar dhe gjendja mendore do të bëhet më e qëndrueshme.

Mos u frikësoni nga uji i ftohtë
Përveç se mund të lani duart dhe këmbët me ujë të ftohtë, çdo ditë mund të filloni gjithashtu të bëni dush të ftohtë. Pa dyshim, në fillim mund të jetë pak e padurueshme, por për efektet që do t’ju japin me siguri ia vlejnë.

Përdorimi i çamçakëzit
Rezulton se çamçakëzi mund të rrisë rrjedhën e gjakut në trurin tuaj me 25% -40% dhe të përmirësojë performancën tuaj njohëse dhe funksionin e trurit duke rritur furnizimin e tij me oksigjen. Lëvizja e përtypjes stimulon nervat dhe zonat në tru që shoqërohen me zgjimin, kështu që mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të zgjuar gjatë ditës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet