Dhimbjet e kokës gjatë seksit, cili është rreziku

Publikuar më 18. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Shumica e dhimbjeve të kokës gjatë seksit nuk ja në për t’u shqetësuar. Por disa mund të jenë shenjë e diçkaje serioze, si për shembull probleme me enët e gjakut që furnizojnë trurin. Dhimbjet e kokës gjatë seksit fillojnë për shkak të aktivitetit seksual, sidomos gjatë një orgazme. Ju mund të vini re një dhimbje shurdhe në kokë ose qafë ,e cila nis ndërsa eksitomi seksual rritet. Ose, më e zakonshmja, mund të përjetoni një dhimbje koke të fortë, të menjëhershme pak përpara, ose gjatë orgazmës. Shumica e dhimbjeve të kokës gjatë seksit nuk janë për t’u shqetësuar. Por, disa mund të jenë shenjë e diçkaje serioze, si për shembull probleme me enët e gjakut që furnizojnë trurin.

SimptomatKa dy lloj dhimbjesh koke gjatë seksit:

• Një dhimbje shurdhe në kokë, ose qafë që shtohet teksa eksitomi seksual rritet;

• Një dhimbje e menjëhershme, e rëndë dhe therëse që ndodh në momentin para ose gjatë orgazmës.

Tek disa njerëz këto dy lloj dhimbjesh kombinohen. Shumica e dhimbjeve të kokës gjatë seksit zgjasin vetëm pak minuta. Të tjerat mund të shkojnë me orë ose 2-3 ditë. Shumë njerëz që kanë dhimbje koke të seksit i përjetojnë ato në grup përgjatë disa muajve dhe më pas për një vit a më shumë nuk kanë dhimbje koke. Gjysma e gjithë njerëzve me dhimbje koke të seksit i përjetojnë ato për një periudhë gjashtëmujore. Disa kanë vetëm një “sulm” gjatë gjithë jetës.

Kur të takoheni me doktorin

Dhimbjet e kokës së seksit zakonisht nuk janë shkak për shqetësim. Gjithsesi konsultohuni me mjekun menjëherë pasi të keni përjetuar një dhimbje koke gjatë aktivitetit seksual, sidomos nëse fillon menjëherë, apo nëse është dhimbja e parë e këtij lloji. Shkaqet- Dhimbja e papritur, apo e avashtë e kokës gjatë seksit mund të jetë një çrregullim i pashoqëruar me ndonjë gjendje tjetër. Dhimbjet e kokës gjatë seksit që ndihen menjëherë ka mundësi të jenë të shoqëruara me:

• Një zgjerim, ose flluskë të murit të një arterie brenda kokës (aneurizëm intrakraniale);

•Një lidhje jo normale mes arterieve dhe venave në tru, të cilat gjakderdhin në hapësirën e mbushur me lëng të shpinës në dhe rrethuarit;

• Gjakderdhja në muret e arterieve që shkojnë në tru; Goditje në tru; Sëmundje e arteries koronare;

• Përdorimi i disa mjekimeve, si pilulat kontraceptive;

• Inflamacioni nga infeksione të caktuara.

Dhimbjet e kokës që shoqërohen me humbje të vetëdijes, të vjella, qafë të ngrirë dhe shenja të tjera neurologjike dhe dhimbje të forta që zgjasin më shumë se 24 orë ka më shumë mundësi të ndodhin për shkaqe të tjera.

Faktorët e riskut

Dhimbjet e kokës gjatë seksit mund të prekin këdo. Por faktorët e riskut për këto dhimbje përfshijnë:

Të qenët mashkull:

Burrat janë më të prirur të kenë dhimbje koke gjatë seksit

Historitë e migrenës:

Të pasurit prirje për t’u prekur nga migrena, rrit rrezikun për këto lloj dhimbjesh.

Testet dhe diagnozat

Doktori mund t’ju rekomandojë një kontroll të trurit

Rezonancën magnetike (MRI)

Ky ekzaminim mund të ndihmojë për të gjetur shkakun që fshihet pas dhimbjes së kokës. Ai përdoret për të krijuar një imazh ndërsektorial të strukturës brenda trurit tuaj.

Tomografi e kompjuterizuar (CT)

Në disa raste, sidomos në dhimbjet që zgjasin më pak se 48-72 orë, mund të kërkohet një skanim i trurit. Rezonanca magnetike angiografike dhe tomografia e kompjuterizuar angiografike.  Këto teste tregojnë enët e gjakut që shkojnë dhe janë brenda trurit dhe qafës. Trajtimi dhe mjekimi Në disa raste, dhimbja e parë e kokës gjatë seksit mund të jetë edhe e vetmja. Disa dhimbje koke përmirësohen shpejt, pa pasur nevojë për qetësues.

Mjekim parandalues

Nëse keni një histori për dhimbjet e kokës gjatë seksit pa ndonjë shkak, doktori mund t’ju rekomandojë të merrni rregullisht mjekim parandalues. Kë- to përfshijnë: Mjekim të përditshëm. Beta-bllokuesit të cilët përdoren për të trajtuar presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e arterieve koronare dhe migrenën, duhet të merren rregullisht për të parandaluar dhimbjet e kokës gjatë seksit. Ato rekomandohet vetëm nëse keni atake të shpeshta dhe të zgjatura. Mjekim i rastësishëm. Jepet një antiinflamator ose mjekim antimigrenë që merret një orë para aktivitetit seksual për të parandaluar dhimbjen e kokës.

Parandalimi

Ndonjëherë dhembjet e kokës gjatë seksit mund të parandalohen, duke ndaluar aktivitetin seksual para orgazmës. Marrja e një roli më pasiv gjatë seksit mund të ndihmojë. Burimi: Mayo Clinic