Dhimbja e supit, nga se shkaktohet dhe si mund të parandalohet

Ervin Jonuzi, kirurg ortoped thotë se dhimbja e supit mund të ndihet në çdo moshë. Tendinet e manshetës rotatore janë çelësi për funksionimin e mirë të shpatullës, shkëputja  e tyre ka pasoja të rënda për shëndetin

Supi është një pjesë elegante dhe komplekse e trupit të njeriut. Ndërtimi i tij na lejon që të arrijmë dhe të përdorim duart tona në pozicione të ndryshme. Megjithëse artikulacioni i supit kryen një gamë të madhe lëvizjesh, ai nuk është shumë i qëndrueshëm. Kjo e bën supin të prekshëm nga problemet nëse ndonjë pjesë e tij nuk është në gjendje të mirë funksionale. Tendinet e manshetës rotatore janë çelësi për funksionimin e mirë të shpatullës. Ata janë subjekt i konsumimit, apo degjenerimit ndërkohë që ne përdorim krahët. Këputja e manshetës rotatore është një dëmtim shumë i dhimbshëm. Ajo krijon dobësi të supit. Shumica e pacientëve me manshetë rotatore të dëmtuar janë të brezit të mesëm. Megjithatë këputjet e manshetës rotatore mund të ndodhin në çdo moshë.

Nga se shkaktohet këputja e manshetës rotatore?

Tendinet e manshetës rotatore janë zona me furnizim shumë të ulët të gjakut. Sa më shumë të furnizohet me gjak një ind, më mirë dhe më shpejt mund të riparohet ai. Pjesët e furnizimit të dobët me gjak i bëjnë këto tendine veçanërisht shumë të pambrojtur nga degjenerimi i plakjes. Degjenerimi i plakjes ndihmon në shpjegimin pse këputja e manshetës rotatore është dëmtim i zakonshëm më vonë në jetë. Këputjet e manshetës rotatore përgjithësisht ndodhin në zona ku tendinet kanë patur furnizim të ulët me gjak në fillim dhe më pas janë dobësuar nga degjenerimi. Problemi i degjenerimit mund të përshpejtohet nga përsëritjet e të njëjtave lëvizje të supit. Kjo mund të ndodhë me disa atletë , të tilla si lojtarët e bejzbollit. Por edhe kryerja e punëve rutinë, si pastrimi i dritareve, larja e makinave ose pikturimi mund të shkaktojnë lodhje të manshtës rotatore nga përdorimi i tepruar. Një forcë e tepruar mund të këpusë tendinet e dobëta të manshetes rotatore. Kjo forcë mund të vijë nga përpjekjet për të kapur një objekt të rëndë ose ngritja e një objekti jashtëzakonisht të rëndë me krah të shtrirë. Forca gjithashtu mund të jetë nga një lëndim direkt mbi sup. Ndonjëherë dëmtimet që këpusin manshtën rotatore janë të dhimbshme, ndonjëherë jo. Kërkimet vlerësojnë se deri në 40 për qind e njerëzve mund të kenë një këputje të lehtë të manshtës rotatore pa e ditur atë. Pacienti tipik me një këputje të manshetës rotatore është në moshën e mesme dhe ka patur probleme me shpatullën për disa kohë. Ky pacient ngre shumë ngarkesë ose vuan nga një lëndim që ka këputur tendinet. Pas lëndimit, pacienti nuk është në gjendje të ngrejë krahun. Megjithatë, këto dëmtime mund te ndodhin edhe në njerëz të rinj. Përdorimi i tepruar apo lëndimi në çdo moshë mund të shkaktojnë këputje të manshetës rotatore.

Çfarë ndjen në një këputje të manshtës rotatore?

Këputjet e manshetës rotatore shkaktojnë dhimbje dhe dobësi në shpatullën e prekur. Në disa raste, mansheta rotatore mund të këputet vetëm pjesërisht. Supi mund të jetë i dhimbshëm, por ju ende mund ta lëvizni krahun në lëvizje normale. Në përgjithësi, sa me e madhe të jetë këputja, aq më shumë dobësi shkakton ajo. Në raste të tjera, tendinet e manshetës rotatore mund të këputen plotësisht. Një këputje e plotë e bën të pamundur lëvizjen e krahut në një varg lëvizjesh normale. Zakonisht është e pamundur ngritja e krahut anash. Pjesa më e madhe e këputjeve te manshetës rotatore shkaktojnë një dhimbje të paqartë në zonën e shpatullës. Shumica e njerëzve rrëfejnë se nuk mund të flenë në anën e prekur për shkak të dhimbjes.

Çfarë testesh mund te indikoje mjeku?

Mjeku do t’ju bëjë disa pyetje në lidhje me historinë tuaj mjekësore, dëmtimin dhe dhimbjen tuaj. Mjeku  pastaj do të kryejë një ekzaminim fizik të shpatullës. Ekzaminimi fizik është më i dobishmi në diagnostikimin e një këputje të manshetës rotatore. Një këputje e  plotë është zakonisht shumë e qartë. Nëse mjeku mund të lëvize krahun në një varg  lëvizjesh normale, por ju jeni të paaftë për ta lëvizur krahun vetë, ka shumë mundësi të keni një këputje të manshetës rotatore. X-rrezet nuk i shfaqin këputjet e manshetës rotatore. Megjithatë, mjeku mund t’ju kërkojë të kryeni rreze-X të shpatullës për të parë nëse ka osteofite të kockave, humbje të hapësirës së artikulacionit te supit ose një përkulje të akromionit. Këto rezultate lidhen me këputjet e manshetës rotatore. Rrezet-X mund të tregojnë nëse ka depozita kalciumi në tendin që shkakton simptomat tuaja, kjo gjendje quhet tendinit i kalcifikuar. Mjeku ndoshta do  t’ju kërkoje të bëni një test artrogrami. Një artrogram përfshin injektimin e një ngjyruesi në artikulacionin e supit dhe marrjen e disa rrezeve- X. Nëse boja përhapet në artikulacionin e supit, me shumë mundësi ekziston një këputje e manshetës rotatore. Mjeku gjithashtu mund t’ju kërkojë të kryeni një rezonancë magnetike (MRI scan ). Një MRI scan është një test i veçantë  që përdor valët magnetike për të krijuar fotografi të shpatullës në porcione. MRI scan tregon si tendinet, ashtu dhe kockat. Ky test realizohet pa dhimbje dhe nuk kërkon përdorimin e gjilpërave ose injeksioneve.

Sabjan Memishaj, kardiokirurg

Kardiomiopatia hipertrofike (KH) është shumë e shpeshtë dhe mund të prek njerëz të çdo moshe. Ajo prek femrat dhe meshkujt në të njëjtën përqindje dhe është shkaku i vdekjes së papritur te të rinjtë duke përfshirë dhe sportistët. Kardiomiopatia hipertrofike ndodh kur qelizat e muskulit të zemrës zmadhohen dhe shkaktojnë trashjen e muskulit të zemrës. Madhësia e ventrikulit mbetet e njëjtë por trashja e tij mund të shkaktoj vështirësi në daljen e gjakut jashtë zemrës sepse kjo gjë shkakton zvogëlimin e kavitetit të saj. Nëse kjo ndodh atëherë gjendja quhet kardiomiopati hipertrofike. Nganjëherë septum i cili është muri që ndan dy dhomat e zemrës të quajtura ventrikul trashet dhe shtyhet në drejtim të ventrikulit të majtë. Kjo e detyron ventrikulin e majtë ta shtyj me vështirësi gjakun jashtë zemrës. Kjo gjendje e lodh ventrikulin e majtë i cili duhet të punoj më shumë për ta hedhur gjakun në drejtim të trupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet