Detaje të reja mbi eksplozivin në varkë në Pogradec

Publikuar më 10. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen në Pogradec, ku një personi i është vendosur eksploziv në varkë. Shtetasi që iu vu eksploziv quhet Renato Kadilli. Ky person rezulton se ka pasur probleme me policinë dhe drejtësinë gjatë jetës së tij. Ai është një emër i njohur për uniformat blu. Renato Kadilli është arrestuar për vjedhje në shtator të vitit 2017.

Po Kadilli më herët më 2011 u kap me plot 50 kilogramë marijuanë. Kurse dy muaj më parë po Kadilli ka qëlluar me armë drejt dy personave. Duke u nisur nga këta precedentë të mëhershëm të personit të cilit i është vënë eksplozivi, policia ka ngritur dy pista kryesore hetimi. Pista e parë është ajo për hakmarrje personale, kurse e dyta në lidhje me pronësinë. Janë duke u kryer hetime në lidhje me rastin në fjalë. /D.Xh/