Detaje nga zhdukja e 18 vjeçarit në Korab/ Kthehen personat që e shoqëronin, tregojnë pse u ndanë nga njëri-tjetri

Detaje të reja janë zbardhur nga zhdukja e 18-vjeçarit në Dibër. Familja e këtij të fundit ka denoncuar zhdukjen e djalit të tyre, Ardian Pali, me të cilin nuk kanë komunikuar prej 5 ditësh. Ata kanë treguar se i riu ishte ngjitur në malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale, të cilat do t’i shiste për të siguruar të ardhurat e tij.

Ndërkohë mësohet se ai shoqërohej nga dy persona në mal. Ata u kthyhen ndërsa Ardian Pali jo. Dy personat thanë se u ndanë në mal për shkak të një stuhie dhe nuk u panë më.

Mendohet se Pali ka qenë duke mbledhur lule nga ana e Maqedonisë së Veriut në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”.

Familjarët e të riut kanë bërë denoncimin në komisariat dhe kanë nisur vetë kërkimet për gjetjen e tij. Ata kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve për të kërkuar edhe nga ajri, sepse terreni është shumë i vështirë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet