Detaje nga vrasja e gruas në Itali

Publikuar më 08. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Migena Këllezi, grua me origjinë shqiptare dhe me pasaportë italiane ka jetuar në Itali për disa vjet. Në Itali ajo është martuar me Dritan Sulollarin, edhe ky shqiptar 37 vjeç që në atë kohë kishte punuar si shërbëtor në një piceri në një kështjellë. Burri që për disa muaj ka qenë i papunë  u arrestua nga karabinierët e Compagnia di Gradisca d’Isonzo. Gruaja ka pësuar goditje në fyt dhe në kohën që ka ndodhur krimi, në dhomën e saj, në dhomën tjetër, ka qenë edhe djali i saj vetëm 8 vjeç. Fqinjët kanë thënë se familja ku ka ndodhur krimi i tmerrshëm njihej në komunitet si e qetë. Askush nuk e kishte dëgjuar zhurmën në shtëpi dhe se çdo gjë do të shkonte deri në fazën që të kthehej në tragjedi të madhe. Fqinjët janë rrëfyer për mediat italiane: “Migena ishte një person i mrekullueshëm. Ajo gjithmonë buzëqeshte. Nuk mund ta shpjegojmë dot këtë tragjedi”, ka thënë njëra, e cila e kishte Migenën kolege në një dyqan të një kompanie celulare. “Ishte e përsosur ajo grua, për shkak se kishte pasur eksperiencë në industri. Kush e njihje atë, vështirë të besonte se Migena nuk kishte lindur në Itali, pasi e fliste gjuhën italiane në mënyrë perfekte dhe jetonte shkëlqyer në komunitet”, kanë shtuar njerëz që e njihnin gruan shqiptare, shkruajnë mediat italiane.

Sa për sherret dhe mosmarrëveshjet e Migenës me burrin e saj, fqinjët dhe kolegët janë shprehur se nuk dinë asgjë në lidhje me këtë gjë. “Ajo kurrë nuk ka folur për ndonjë dramë që ndodhte në jetën e saj. E gjitha ka ardhur si e papritur. Ndoshta edhe ishte tip që nuk fliste gjërat, por i mbante përbrenda të këqijat që kishte”, ka thënë një kolege. Më tej, personat që e njihnin gruan janë shprehur se Migena ishte një nënë e mrekullueshme, që kujdesej maksimalisht për djalin tetë vjeçar.

/D.Xh/