Detaje nga vrasja e dyshuar në ish-Bllok

Publikuar më 14. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Një vrasje në Tiranë ka tronditur opinionin publik në mbrëmjen e sotme. Një person është vrarë me armë zjarri në rrugën “Nikolla Tupe” në kryeqytet. Ai besohet se është 50 vjeç.

Shtetasi 50 vjeç ka dyshime se u vra me selinciator, kurse u gjet pa shenja jete në trotuar. Vrasja ka ndodhur në parkimin e nëndheshëm të një pallati. Viktima është vrarë me armë zjarri. Të shtënat ishin nga një makinë tip BMV e zezë. Ai u qëllua për vdekje teksa hipte në automjet. Policia po punon për të identifikuar viktimën, si dhe për të gjetur vrasësin apo vrasësit e mundshëm. Tre persona janë shoqëruar në polici për vrasjen.

/D.Xh/