Detaje nga aksidenti në Lezhë/ 10-vjeçari në spitalin e Traumës, arrestohet shoferi

Policia e Lezhës ka publikuar detaje nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullojë.

Mësohet se si pasojë e aksidentit të ndodhur në aksin Lezhë-Rrilë mbeti i plagosur një i mitur 10 vjeçar me inicialet A.P.

Ai dyshohet se u përplas nga një automjet që drejtohej nga A.L., 34-vjeç.

I plagosuri është transportuar në Qendrën e Traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet