×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Desir, avokat i dëshirës anti-media të Ramës

Anxhela Likrama

Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’

Azerbajxhani, vend anëtar i OSBE-së, është shprehur kundër zgjatjes së mandatit për Përfaqësuesin e Mediave në këtë organizatë, Harlem Désir, pas kërkesës së presidencës që mbahet nga kryeministri i Shqipërisë. Desir nuk është një zyrtar i panjohur i OSBE-së në Shqipëri dhe, fatkeqësisht, ai u shndërrua në avokat të dëshirës së qeverisë “Rama’ për të miratuar një ligj të ashpër që ndëshkonte mediat, nën etiketën ‘anti-shpifje’. I ngarkuari i OSBE-së për mbrojtjen e lirisë së medias, Harlem Désir, në 18 dhjetor 2019, miratoi draftin përfundimtar të paketës anti-shpifje të qeverisë shqiptare, duke u shprehur se “Janë bërë shumë përmirësime në versionin e fundit të publikuar sot krahasuar me projektligjin e mëparshëm”.

Zyra e drejtuar prej tij e miratoi projektligjin edhe pse pati shumë kundërshtime nga Këshilli i Europës, shoqatat e gazetarëve, politikanët e huaj e shqiptarë si dhe shoqëria civile në Shqipëri. Shoqata e gazetarëve “Reporterët pa Kufij” deklaroi se “Kjo reformë do të kufizonte ndjeshëm lirinë e medias në Shqipëri”; Këshilli i Europës u shpreh se ligji është shumë shqetësues, sidomos për shkak të anashkalimit të instancave gjyqësore dhe se synonte mbikëqyrjen e medias elektronike, duke i dhënë kompetenca të reja Autoritetit Mbikëqyrës të Mediave (AMA).

Prandaj, në janar 2020, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës iu drejtua Komisionit të Venecias dhe ai, dy javë më parë, publikoi raportin final për ligjin antishpifje, duke u shprehur ai nuk është gati për zbatim dhe se duhet përmirësuar. Ky vendim tregoi se Désir kishte vepruar si një nëpunës i administratës së qeverisë shqiptare dhe nuk mund të vijonte më tej detyrën për mbrojtjen e medias së lirë dhe të pavarur në vendet anëtare të OSBE-së. Kurse zgjatja e mandatit është e papranueshme për vlerat që pëfaqëson dhe mbron organizata dhe ngjan me një shpërblim të qeverisë ‘Rama’ për avokatin e saj në OSBE-së, në luftën e gjatë t’u mbyllur gojën mediave shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Europë, po vijmë!

Europë, po vijmë!

Publikuar më 12.07.2020
Silvana Begaj O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, q...

Silvana Begaj O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh! Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshëm… E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh. Migjeni Na prit! Ne kuq e zinjtë e Ballkanit po vimë! Po vijmë me gjithë shqiponjat, historinë dhe trimërinë. […]

Lexo më shumë

Kjo klasë politike ka qenë dhe është kundër Diasporës!

Kjo klasë politike ka qenë dhe është kundër Diasporës!

Publikuar më 10.07.2020
Alban Daci Disa kanë iluzione se vota e Diasporës do të bëhe...

Alban Daci Disa kanë iluzione se vota e Diasporës do të bëhet e mundur e disa të tjerë kanë argumentet se klasa politike është e ndarë në dy kampe: – pro – kundër E vërteta është se kjo klasë politike është fillim e mbarim kundër Diasporës dhe përfshirjes së saj në politikën shqiptare, qoftë si […]

Lexo më shumë

Mos shpresoni tek elita e vjetër

Mos shpresoni tek elita e vjetër

Publikuar më 10.07.2020
Koço Kokëdhima Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, mbrojti rota...

Koço Kokëdhima Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, mbrojti rotacionin e pushtetit, si diçka të mirë në një demokraci, si qarkullimi i gjakut. Ndërrimi i pushtetit ndodh rëndom në shumë prej vendeve demokratike, me në krye SHBA-të, demokracinë më të madhe dhe më të konsoliduar në botë, ku republikanët dhe demokratët, prej gati dy shekujsh e […]

Lexo më shumë

Zgjidhja: PS-PD-LSI, bashkë për të ruajtur oligopolin mbi votën e shqiptarëve

Zgjidhja: PS-PD-LSI, bashkë për të ruajtur oligopolin mbi votën e shqiptarëve

Publikuar më 09.07.2020
Partia ‘Zgjidhja’ deklaroi sot se tri partitë pjesëmarrëse d...

Partia ‘Zgjidhja’ deklaroi sot se tri partitë pjesëmarrëse dhe firmosëse të draftit të reformës zgjedhore të miratuar me 5 qershor, do t’i bëjnë 84 votat e nevojshme për ta votuar në Kuvend. Vladimir Lulaj, nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’, deklaroi se largimi i ‘Opozitës së re’ nga punimet e Kuvendit, nuk do të ndryshojë asgjë në […]

Lexo më shumë

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të bashkohen

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të bashkohen

Publikuar më 08.07.2020
Koço Kokëdhima Deklarimet e kryetarit të Bashkimit Demokrati...

Koço Kokëdhima Deklarimet e kryetarit të Bashkimit Demokratik Shqipëri, Ali Ahmeti, se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut vuajnë nga sindromat e principatave e fiseve dhe rreth 300 mijë votues ndahen në 5-6 parti, duke ulur ndjeshëm numrin e mandateve në parlament, tregon krizën e faktorit politik, që cenon përfaqësimin real dhe mbrojtjen e interesave të […]

Lexo më shumë

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Publikuar më 07.07.2020
Silvana Begaj Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin,...

Silvana Begaj Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin, mi tjetërsojnë dhe më çojnë në bankën e të akuzuarve. Kam frikë mos flas në gjumë dhe më dëgjojnë. Ëndrrat janë e vetmja gjë që kam. Për gabimet e shumta të shtetit të ëndrrave duhen fajtorë. Nuk dua të fajësohem une vetëm sepse ëndërroj […]

Lexo më shumë

Ditar nga Epoka Covidiane

Ditar nga Epoka Covidiane

Publikuar më 07.07.2020
Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me ...

Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me lajmet që vinin nga Kina në lidhje me atë që do bëhej shumë shpejt një nga problemet por së pari shëndetsore të gjithë popullatës botërore nëpërmjet Pandemisë covidiane. Megjithatë lajmi në Europë dukej i largët sikurse edhe largësia prej Lindjes së largët. Rastet e […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Publikuar më 07.07.2020
Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve n...

Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve në vend nuk ka lënë të qeta as institucionet e Arsimit të Lartë. Pas anulimit të zgjedhjeve për strukturat drejtuese të universiteteve të shpallura më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit për t’u mbajtur në datën 12 qershor kur pandemia mbante të izoluar e […]

Lexo më shumë