Dëshmia prekëse e Alvin Berishës: Më qëllonin, donin që të bëhesha ushtar

Alvin Berisha, vogëlushi shqiptar u shpëtua nga kampi i “ferrit” “Al Hol” në Siri, mëngjesin e sotëm u bashkua me babanë dhe motrat e tij.

Pasi mbërriti në familjen e tij në Itali, Alvin Berisha ka dhënë një dëshmi në mediat italiane.

“Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të flas vetëm në arabisht”, shprehet vogëlushi.

Kujtomë që Alvini shkoi 5 vite më parë në Siri me nënën e tij që ishte bërë luftëtare e ISIS, por që mbeti e vrarë në një sulm të armatosur. Pas vdekjes së nënës së tij Alvini mbeti i vetëm në kamp.

Megjithatë çështja e tij u bë e bujshme në Itali pas transmetimit të emisionit investigativ “Le Iene” dhe ai arriti të shpëtohej pas bashkëpunimit të qeverisë italiane, Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet