
Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia kanë shkatërruar 8 grupe kriminale. Nga dosja hetimore janë zbuluar detaje të forta nga dëshmia e Nuredin Dumanit. Mësohet se ndër të tjera Dumani ka thënë se edhe pse është paguar nga Ervis Martinaj ai nuk donte të vriste Endrit Doklen. Shifra që është paguar nga Martinaj për vrasjen e Dokles është 100 mijë euro. Endrit Dokle është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.
Ervis Martinaj është një emër i lakuar shpesh në media por edhe në institucionet e drejtësisë, ku është përfolur për pjesëmarrje në disa krime, por që deri më sot nuk janë vërtetuar nga ana e prokurorëve dhe ai është lënë i lirë, ku rasti i fundit ishte pas arrestimit në ngjarjen në bllok ku u përplas me Ervin Matajn në vitin 2018. Gjithashtu Martinaj është dënuar në vitin 2013 me 3 muaj burgim për akuzën e “Organizimit pa lejë të veprimtarisë së lojërave të fatit”, pasi kishte hapur në Tiranë një pikë lotoje pa leje.
Por kjo akuzë në fund të vitit është falur për shkak të ligjit të Amnistisë të kryer nga parlamenti. Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është dyshuar pak vite më parë si një ndër personat në vrasjen Enton Nikajt në zonën e Linzës në Dajt, ngjarje për të cilën ai u akuzua në fund nga prokuroria për “Moskallëzim krimi” dhe mori pafajësi në gjykatën e Apelit Tiranë.
Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit. Sipas deklaratave të Ylvi Beqaj në prokurori, Ervis Martinaj ka marrë përsipër t’i mbyllë gojën për llogari të Shullazit. Fillimisht e joshi me para. 7 milion euro i ofroi Martinaj biznesmenit që akuzon Shullazin për gjobëvënie. Kur e pa se nuk arriti ta bindë, iu kthye mënyrave të vjetra duke e kërcënuar për vrasje.
Emri i Ervis Martinit u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova. Githashtu Ervis Martini u përfshi në një konflikt me armë zjarri gjatë orëve të vona të 8 korrikut në një lokal në Dhërmi. Nga të shtënat, fatmirësisht, nuk ishte të lënduar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply