Derhemi-Veliajt: Teatri është Jeruzalemi ynë, s’pranojmë të preket asnjë cm

Aktori i mirënjohur Arben Derhemi, mbajtur sot fjalën gjatë ballafaqimit me kreun e bashkisë Erion Veliaj, nga ku deklaroi se trualli i Teatrit Kombëtar është i shenjtë.

Në emër të sindikatës së artistëve, Derhemi tha se konsensusi nis dhe përfundon te mosprekja e asnjë centimetër që është pjesë e teatrit.

“Ju të ministrisë na e keni lënë ministrinë pa punë dhe na vjen shumë keq. Teatri Kombëtar ka 72 vjet nuk ka çeduar për asnjë moment. Në emër të sindikatës, kemi arritur në konkluzionin që ca e duan të verdh, ca e duan të bardh, ca të kuq, kjo s’ka rëndësi, por e vetmja që ku nuk çedojmë, çdo cm i teatrit kombëtar është vend i shenjtë. Ai nuk do të çedohet. Sepse aty fillon dhe mbaron konsensusi me ne. Në rast se konsensusi. Tironsit duhet të kenë një identitet në qytetin e tyre. Të mos harrojmë që kullat 40-katëshe, 60-katëshe, betoni për këtë vend është mungesë kulture dhe vizioni”, tha Derhemi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet