Deputeti i PD zbulon emrat: Ja dy ministrat që janë nën hetim nga Prokuroria

Publikuar më 10. 02. 2018 nga Eno Shkëmbi

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka publikuar një vendim të Prokurorisë, ku dy ministra të qeverisë flasin me Klodian Zoton, i cili ka qenë nën përgjim nga Gjykata.

Sipas tij, ministrat udhëzonin Zoton për pagesa dhe dorëzim parash që kishin të bënin me zgjedhjet e qershorit 2017.

Postimi i Shehajt

Sipas mediave, Ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri janë përgjuar ndërkohë që flisnin me Klodian  Zoton.

Ministrat udhëzonin Zoton për pagesa dhe dorëzim parash që kishin të bënin me zgjedhjet e qershorit 2017.

Zoto ishte nën përgjim me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të Gjykatës. Vetëm Prokuroria mund të sqarojë opinionin publik nëse dy nga ministrat kryesor të qeverisë janë nën hetim.

Ndërkohë ka një presion te jashtëzakonshëm mbi mediat. Censurohet në 90% të mediave lajmi që ministri Gjiknuri është nën hetim nga prokuroria e Elbasanit. Të shohim sa do vazhdojë injorimi.

Mos hesht, shpërndaje!!!