Deputeti i PS-së aksidenton qytetarin, policia zbardh ngjarjen

Policia e Beratit ka dalë me një njoftim për mediat pas lajmit se deputeti socialist i qarkut, Fadil Nasufi ka aksidentuar me makinë një person.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak. Automjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi Fadil Nasufi, 60 vjeç, është përplasur me një biçikletë e cila drejtohej nga shtetasi B.M, 51 vjeç, banues në Berat.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës. Nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet