Deputetët e Macron: Zgjedhjet e Majit do të përcaktojnë nëse Shqipëri do të hapë negociatat me BE-në

Ditën e sotme në Shqipëri ishin të pranishëm dy deputetet të Parlamentit Francez. Ata ishin Jacques Maire i partisë “La Republice an Marche” dhe Liliana Tanguy e po të njëjtës parti. Ata kanë ardhur në Shqipëri në emër të Presidentit Francës Emmanuel Macron për të vëzhguar situatën e fundit politike në vend. Në të dalë të Kryesisë së Kuvendit ata kanë deklaruar për mediat e pranishme se nuk duan të përfshihen në çështjet e brendshme politike në Shqipëri. Ata shprehen të bindur se Shqipëria do të gjejë një zgjidhje për kapërcimin e kësaj situate.

Jacques Maire

I pyetur për krizën politike në vend, deputeti francez Jacques Maire u shpreh se: Gjatë takimeve tona në Shqipëri kemi pasur takime edhe me qeverinë dhe me opozitën. Ne kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Për momentin nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar. Por unë mendoj që për të pasur sa më shumë sinqeritet në vendimmarrje këtu në Shqipëri, duhet edhe një konsensus nga ana e publikut. Duhet të kemi një lloj sqarimi si Shqipëria i trajton marrëdhëniet me vendet fqinje. Ne duam të kemi parasysh edhe përpjekjet që bën Shqipëria për reformat, sidomos për reformën në drejtësi që është ekzemplere. Kemi nevojë për institucione që funksionojnë. Unë besoj se shqiptarët do të gjejnë zgjidhje për këtë.

Integrimi i Shqipërisë

Një çështje kryesore dhe për të cilën Franca ka qenë shumë skeptike, ka të bëjë me zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pyetjes se, në këto kushte që është Shqipëria, a është gati Franca të thotë PO në qershor? Deputeti francez Jacques Maire u përgjigje se: Nuk mendoj se përgjigja është kur Franca do të thotë PO, por kur do të jetë gati Franca për tu shprehur. Se kur Franca do të jetë e gatshme të thotë se kur Shqipëria do të jetë pjese e Bashkimit Evropian nuk është një risi, por është një pikë shumë e rëndësishme. Nëse zgjerimi do të ishte diçka për të frikësuar qytetarët për zgjerimin e Bashkimit Evropian, edhe kjo mund të ndodhë. Përpjekja jonë është letra e Macron, kjo do të thotë që të kemi një Komision të ri, një Parlament të ri dhe një Këshill të ri gjithashtu, një shumicë progresiste në Evropë, sepse po të kemi një mazhorancë të ekstremit të djathtë do të kemi  më shumë probleme në Evropë.

Taulant Balla

Nga ana e tij, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh i sigurt se në qershor Shqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Evropian. Taulant Balla: Ne kemi një bashkëpunim të mirë me parlamentin francez. Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE dhe që mbështet procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Jam i sigurt që në qershor Shqipëria do të hapë negociatat. Jam  sigurt edhe për bashkëpunim me Parlamentin francez.

Skepticizmi Francez

Çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian me anëtarë të rinj, ka qenë një nga shqetësimet kryesore të Francës. Disa ditë më parë Presidentja e Asamblesë Francezë, Mouray, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, është shprehur se integrimi i Shqipërisë varet nga përfundimi me sukses i reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Përcaktuese do të jenë zgjedhjet e Parlamentit Evropian në 29 Maj të këtij viti. Frika nga partitë populiste ka bërë që Liderët e Ballkanit të bëjnë turne nëpër Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet