Deputetë, reflektoni sot, nesër do të jetë vonë!

Andrea Papa

Kush nga 140 deputetët aktualë ka moralin, karakterin dhe perimetrin intelektual të dijes, njohurive, dhe eksperiencës mjaftueshëm të maturuar normalisht duhet të reflektojë përkundrejt votuesve shqiptarë. Nëse nuk e bëjnë tani “nesër” do të jetë vonë të justifikohen para qytetarëve që ju besuan votën. Zgjedhje të parakohshme pa sistemuar kodin zgjedhor që të jetë i hapur për të gjithë bijtë dhe bijat intelektuale të Shqipërisë tashmë vështirë se do të jetë e mundur më për partitë politike. Ka ardhur koha që Shqipëria t’u japë shansin intelektualëve që kanë dijen, njohuritë, ekspertizën, eksperiencën,  aftësinë, mallin dhe dashurinë të ndërtojnë një Shqipëri sociale. Më vjen turp që konstatoj se Shqipëria qeveriset si korporatë private e partive të mëdha. Administrohet pasuria kombëtare dhe të drejtat e popullit  si pronë e politikanëve dhe  e deputetëve tanë të “pavdekshëm”. Rrezik edhe në “varr” do të vazhdojnë të mbajnë mandatin. Ky parlament jeton në tjetër planet dhe dimension. Nuk do të doja të isha në këto momente në pozicionin e tyre moral përkundrejt përgjegjësisë për të parë në sy qytetarët e zhgënjyer.

Të nderuar deputetë të planetit MARS! Qytetarët dhe “intelektualët” shqiptarë presin reflektimin tuaj. Nëse ju ka ngelur një fije humanizëm dhe respekt për këtë popull na bëni një nder: Shkoni dhe bëni pushime në Mars. Biletën ua ka paguar populli shqiptar për 30 vjet tashmë. Ju nuk jeni deputetë që përfaqësoni popullin, por partitë që vegjetoni. Provojeni një herë të kandidoni pa ombrellën dhe manipulimin e partive të korruptuara. Thjesht provojeni?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet