Denoncimi/ “Xhaçka i dha uzinën e Mjekësit bashkëshortit”

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Ish-kryeministri Sali Berisha, në faqen e tij në “Facebook” ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital, i cili denoncon ministren Olta Xhaçka.

Berisha shkruan me ironi se Xhaçka i ka dhënë dopio lumturi burrit, pasi e ka mbështetur sipas tij edhe në biznes.

Qytetari dixhital shkruan se Xhaçka i dha uzinën e Mjekësit një kompanie ushtarake italiane, pas së cilës thuhet se fshihet ish-deputeti i PS-së, Artan Gaçi.

Postimi i Sali Berishës

Ndrikull Xhaçka dopio lumturim burrit,
edhe si bashkeshort por edhe si biznesmen! Aferim!!
Ketij i thone partneritet publik privat me burrin (PPPB)!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor ju pershendes! Ministrja e mbrojtjes e quajti sukses kalimin me PPP uzinen e Mjekesit nje kompanie ushtarake italiane. Beretta thone. Prapa gjithe kesaj historie eshte Tan Gaçi, burri ministres dhe P****Security per aferat e veta duke lene me gisht ne goje banoret e zones!Ky eshte PPP me burrin doktor.”