Denoncimi/ “Kryebashkiaku i Divjakës presion fëmijëve, protestonin për largimin e mësueses” (VIDEO)

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Disa pamje denoncuese që vijnë nga shkolla 9-vjeçare “Koli Sako” në Divjakë, ku shfaqen fëmijët e kërcënuar që të futen në mësim nga kryebashkiaku Fredi Kokoneshi, pas një proteste dyjavore të tyre për moslargimin e mësueses.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar ngjarjen,  duke publikuar videon e prindit të shqetësuar: “Revolta e fëmijëve! – shkruan Berisha në Fb. – Shikoni se si i traumatizojnë fëmijët në shtetin e Noriegës, duke ua larguar mësuesen. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e prindit dixhital!”

Denoncimi i Berishës

“Pershendetje z. Berisha, po ju drejtohem si e vetmja shprese per veten dhe femijen tim. Kam vajzen né klase tè peste né shkollen 9 vjecare Koli Sako Divjake, me daten 2 tetor zevendesuan mesuesen qe i kishte nga klasa e pare e ne vazhdim, arsyeja qe dhane ishte justifikim banal jo objektiv, ne protestuam duke mos i derguar femijet né shkolle per dy jave rresht, i beme peticion drejtorise se shkolles dhe zyres arsimore lushnje, asgje nuk u mor parasysh, shume nga ata femije jane me probleme dhe mesuesja qe i kishte i njihte mire dhe jepte ndihmen qe ata donin. Klasa eshte jashte kontrollit tani, mesuesja eshte nje e paafte qe ka perkrahje pushtetin,Kokoneshin, madje mesimi filloi si pasoje e kercenimeve tè kryetarit tè bashkise. Keto verifikohen lehte! Po ju dergoj dhe disa video ku shihet reagimi i femijeve dhe debati yne me mesuesen qe morì klasen. Flm.”